Emri im po perdoret politikisht
Angelo Prudentino
Angelo Prudentino ka hedhur poshte publikisht akuzat per lidhje me mafian dhe ka shprehur shqetesimin se emri i tij po perdoret politikisht. Sqarimet i ka bere ne Tirane avokati i familjes Prudentino Vito Felici. Perfaqesuesi ligjor i familjes Prudentino tha se ndaj akuzave mediatike te bera nga disa media ne Shqiperi do te ndermerren hapa ligjore permes se cilave do te kerkohet demshperblim moral. Ai ka dhene sqarime edhe per arrestimin e 59 vjecarit Albino Prudentino i arrestuar pak dite me pare ne Vlore si pjesetar i grupit mafioz Sacra Corona Unita ne Itali. Ndaj tij ende nuk eshte hapur nje proces gjyqesor mbi ekstradimin nderkohe qe prokuroria ka sekuestruar bizneset e tij ne Vlore dhe Tirane.
I ndodhur ne Tirane dje paradite avokati Vito Felici doli ne nje konference per shtyp per te sqaruar pozicionin e klientit te tij. Ai i quajti akuzat shpifje dhe se klienti i tij eshte nje qytetar i lire i cili ka perfunduar denimin.
Ndaj Albino Prudentinos ne Itali nuk eshte marre asnje vendim apo denim per pjesemarrje ne organizate mafioze. I vetmi denim eshte ai per kontrabande te cigareve. Prej 4 vitesh klienti im eshte qytetar i lire i cili ka perfunduar denimin. Lidhur me shoqerine mafioze gjykata e Barit ka shpallur vendim qe ai eshte jashte shoqerise mafioze deklaroi para gazetareve Vito Felici duke shtuar se te gjitha jane te konfirmuara nga akte dhe shkresa zyrtare te organeve te drejtesise italiane.
Ne mbrojtje te Anglelo Prudentinos djalit te Albinos avokati tha se Angelo po vuan pasojat e te atit. Ceshtjet penale jane personale dhe jo familjare.
Duke hedhur poshte akuzat avokati Felici sqaroi se Angelo Prudentino nuk rezulton i hetuar dhe as ne hetim per fakte qe perfshijne te atin e tij Albino Prudentinon. Po ashtu ai konfirmoi se Angelo Prudentino nuk rezulton i denuar.
Sic rezulton nga skedari i gjendjes gjyqesore ai nuk ka qene i denuar. Te gjitha deklaratat ne llogari te tij jane perdhosesh tha avokati Felici.
Avokati italian Vito Felici deklaroi se i eshte ok per ekstradimin nga Shqiperia ne Itali te Albino Prudentinos per te sqaruar pozicionin e tij para autoriteteve italiane.
Albino Prudentino u arrestua disa dite me pare ne Vlore per llogari te drejtesise italiane pasi dyshohet se eshte pjese e organizates mafioze Sacra Corona Unita ne Itali.
Pas arrestimit opozita akuzoi qeverine per lidhje me eksponente te mafias.
Nderkohe prokuroria shqiptare ka hapur hetime per pasurite e mundshme te Albino Prudentinos ne vendin tone.