E Diel, 1 Nëntor 2026

Vizat BerishaNeser marret vendimi historik

Kryeministri Sali Berisha eshte shprehur optimist persa i perket vendimit qe do te marre neser Parlamenti Europian per liberalizimin vizave per Shqiperine. Duke folur ne mbledhjen e qeverise kryeministri Berisha theksoi se ky vendim qe do te merret neser nga PE-ja do te jete nje vendim historik per shqiptaret.

Per cdo komb kjo perben nje aritje madhore historike per shqiptaret te cilet ishin te vetmit qe pas renies se perdes se hekurt vershuan duke bere qe 25 perqind e kombit te kerkoje te ndertoje jeten permes emigracionit theksoi Berisha duke shtuar se pas heqjes se vizave shqiptaret do te munden te takojne familjaret e tyre ne emigracion.

Me tej kryeministri Berisha theksoi se qeveria eshte e gatshme qe te marre vendime per te plotesuar te gjitha kerkesat e udherrefyesit te KE-se duke theksuar se duhet te intesifikohet puna per te permbushur te gjitha kriteret pasi procesi aq shume i pritur nga shqiptaret po afron.

Ne jemi te gatshem te marrim cdo vendim dhe cdo investim per te permbushur te gjitha kerkesat e KE-se per liberalizimin e vizave theksoi Berisha.

Nderkohe neser Parlamenti Europian do te shqyrtoje draftin e propozuar nga europarlamentarja Tanja Fajon per liberalizimin e vizave per Shqiperine.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›