E Diel, 1 Nëntor 2026

Krujë, shpallet në kërkimi i riu,ndante para kundrejt votave

KRUJE –Policia e Krujës ka dërguar për ndjekje penale, 28-vjeçarin Islam Sefa (Xaka), i cili shpërndante shuma parash në këmbim të votës për një subjekt politik. Sefa, lindur në banues në Krujë, ka qënë edhe më parë i dënuar për prodhim dhe tregtim të lëndëve narkotike.
 
Polia e Krujës kishte grumbulluar informacione mbi shpërndarjen e parave nga ky shtetas, banorëve të fshatit Nuaj, me qëllim që të votonin ne favor te nje subjekti elektoral, ndaj, rreth ores 01:30, gjatë kohës kur personi në fjalë lëvizte me automjetin e tij “Jeep Grand Cherokee” me targa AA 140 FC, e ka urdhëruar atë të ndalojë.
 
Ai nuk i është bindur policisë dhe ka tentuar të largohet me automjetin e tij, por më pas, në pamundësi, e ka braktisur atë dhe ka mundur t’i shmanget kapjes nga shërbimet e Policisë, i favorizuar nga terreni me reliev të lartë.

Policia, pas kontrollit të automjetit të tij,sekuestroi në cilësinë e provës materiale një çantë, brenda së cilës gjeti: 76 copë kartmonedha të prerjes 2000 lekë; 70 copë kartmonedha të prerjes 1000 lekë; 53 kartmonedha të prerjes 50 Euro; 2 telefonë celularë si dhe një bllok shënimesh me të dhëna mbi aktivitetin në fjalë.

Redaksia online
(ar.sh/shqiptarja.com)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›