E Shtunë, 31 Tetor 2026

Obama emëron James B. Comey në postin e drejtorit të FBI-së

UASHINGTON- Presidenti amerikan, Barack Obama emëroi drejtorin e ri të FBI-së, James B. Comey dhe vlerësoi meritat e paraardhësit të tij, Robert Mueller.

James B. Comey, ish-zyrtar në administratën Bush, prokuror dhe specialist i sigurisë kombëtare për më tepër se 20 vjet, ishte kundër një programi përgjimi të Agjencisë Kombëtare të Sigurimit në vitin 2004, në Shtëpinë e Bardhë.

"Comey ishte i gatshëm të hiqte dorë nga një punë që e donte, sesa të ishte pjesë e një programi që e konsideronte të gabuar", deklaroi Obama.

Obama vlerësoi gjithashtu Mueller, të cilit iu kërkua zgjatja e mandatit prej 10 vitesh. "Ju do ta kujtoni atë si një prej drejtorëve më të mirë në historinë e FBI-së", theksoi Obama.

(er.nu/BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›