E Shtunë, 31 Tetor 2026

Krushqia e prishur hakmarrje pas 7 vitesh

KRUJ / Babe e bir jane qelluar me arme ndersa shkonin per te takuar ish-krushqit e tyre. Policia ka shpallur ne kerkim Gani dhe Orest Cakonin te cilet dyshohen si autore te ngjarjes se ndodhur paraditen e se premtes


KRUJ - Kishin prishur krushqine rreth 7 vjet me pare duka ua lene vajzen ne dere e per kete kane marre hak. Nje bresheri plumbash eshte qelluar diten e djeshme mbi Dervish Manen dhe djalin e tij Shkelzenin ndersa policia ka shpallur ne kerkim Gani Cakonin dhe te birin te cilet jane larguar nga vendi i ngjarjes te armatosur.


Mesohet se ata kishin lene nje takim me dy viktimat e tyre dhe duke ditur kohen kur do te dilnin nga shtepia i kane qelluar.


Historia


Djali i Maneve dhe vajza e Cakoneve jane fejuar shtate vjet me pare. Por disa muaj me pare per shkaqe ende te paditura djali vendos qe ta ndaje te fejuaren e vet. Nje gje e tille ka bere qe mes dy familjeve te kishte konflikte qe kane zgjatur pa fund. Si per tu dhene fund atyre familja Cakoni dhe Mane kane vendosur te takohen paraditen e se henes ne qender te qytezes se Thumanes ku edhe banonin.


Rreth ores 1030 Dervish Mana 62 vjec dhe i biri Shkelzeni i njohur me emrin Shkelqim 33 vjec kane dale nga shtepia duke iu drejtua qendres se komunes. Por ne te njejten kohe nje automjet eshte afruar dhe prej saj eshte qelluar me automatik kallashnikov mbi Dervish dhe Shkelqim Manen.


Teksa dy burrat kane rene pertoke mjeti eshte larguar me shpejtesi nderkohe qe kalimtare te rastit u kane dhene ndihmen e pare duke i transportuar ne spital.


Nderkohe policia pas marrjes se informacionit per ngjarjen ka mberritur ne skenen e krimit dhe gjithashtu ka bllokuar rruget hyrese e dalese per ne Thumane duke bere edhe krehjen e zones.


Ne pyetje jane marre deshmitare te ngjarjes te cilet kane bere te ditur edhe se ne automjet udhetonte Gani Cakoni me te birin Orestin. Sipas deshmive kane qene ata qe kane qelluar ndaj babe e bir qe po shkonin ne vendin e takimit.


Deshmia


Oficere te policise gjyqesore kane marre ne pyetje te plagosurit pasi ata i ishin nenshtruar nderhyrjes kirurgjikale duke dale nga rreziku per jeten. Mesohet se babe e bir jane shprehur se shkak per konfliktin mes tyre dhe familjes Cakoni ishte pikerisht nje fejese e ndodhur 7 vjet me pare dhe qe kishte cuar ne debate te shumta por qe ishte rene dakord qe mengjesin e se henes do te takoheshin te dyja palet per kete problem.


Kerkimet


Nga ana e policise mesohet se po behet kontrolli i zones. Sipas eksperteve te krimeve babe e bir jane te armatosur mire dhe dyshohet se ne rast perballjeje me policine ata mund te reagojne edhe me arme. Nderkohe policia ka vene ne vezhgim disa baza ku ata mund te kerkojne strehim dhe po monitoron situaten per te percaktuar se ku mund te ndodhen.

Më shumë nga Kronika

Të gjitha ›