E Shtunë, 31 Tetor 2026

Shperthen bombula 500 litra zjarr afer karburantit

Nje depozite gazi ka shperthyer rreth ores 2130 ne lagjen Skenderbej te qytetit te Elbasanit ne afersi te nje karburanti Taci Oil ne periferi te qytetit te Elbasanit. Nje grup zjarrfiksish kane nderhyre duke fikur zjarrin e fuqishem te shkaktuar nga shperthimi i bombules se gazit te lengshem 500 litra. Sipas burimeve te policise bombula ne pronesi te nje 54 vjecari me banim ne lagjen Skenderbej ka marre flake dhe me pas ka shperthyer. Kjo depozite gazi ishte vetem disa metra nga nje pike karburanti. Me nderhyrjen e zjarrfikesve u be i mundur izolimi dhe fikja. Paraprakisht mendohet se shkaku ka qene aksidental por gjithesesi mbetet pjese e hetimeve per verifikimin e shkaqeve qe sollen renien e zjarrit ne kete depozite gazi i cili tregtohej nga pronari i depozites.



Më shumë nga Politika

Të gjitha ›