E Shtunë, 31 Tetor 2026

Kryebashkiakët e PS,ndihmë të përmbyturve

Shoqata për Mbrojtjen e Autonomisë Vendore, ka zhvilluar një takim me kryetarin e bashkisë së Tiranës, Edi Rama, për situatën e përmbytjeve në rrethin e Shkodrës . Rustem Struga, kryetar i bashkise Pukë ka theksuar se kjo gjendje ka ardhur si pasojë e paaftesisë dhe keq menaxhimit të qeverisë e cila ka hapur portat pikërisht në kuotat kritike.
Ndërkohë kryetari i bashkisë së Pogradecit, Artan Shkëmbi, deklaroi se bashkitë opozitare, do të ndihmojnë financiarisht, duke dhënë pjesë nga pagat e kryetarëve, por edhe do të sensibilizojne popullatën që të kontribuojë në përmirësimin e gjendjes .
Ky takim u zhvillua në ambientet e bashkisë së kryeqytetit .

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›