Kryebashkiaku 100-vjetori i Pavaresise Tirana kryeqendra e kombit shqiptar
Me rastin e 99-vjetorit të shpalljes së Pavarësisë së Tiranës, kryetari i Bashkisë, Lulzim Basha u takua me pinjollët e familjeve të firmëtarëve të aktit të Pavarësisë për Tiranën.
Në këtë takim të organizuar në shtëpinë muze të piktorit të mirënjohur Sali Shijaku, Artist i Popullit, të pranishëm ishin përfaqësues të familjeve Gjinali, Toptani, Kadiu, Pazari, Banka, Shehri, Beshiri, Petrela, dhe Papajani.
Përkatësisht pasardhës të dhjetë firmëtarëve të aktit të pavarësisë në Tiranë: Refik Toptani, Abdulla Gjinali, Xhelal Toptani, Sulejman Kadiu, Sheh Ahmet Pazari, Isuf Aqif Banka, Muderis Hysen Shehri, Myslim Beshiri , Selim Petrela dhe Papa Nikolla Papajani.
Krahas pinjollëve të këtyre familjeve në këtë takim morën pjesë edhe përfaqësues të familjeve të pjesëmarrësve të tjerë në ngritjen e flamurit si Dalliu, Maçi, Ndroqi etj.
Në fjalën e tij, Basha nderoi familjen e vjetra të kryeqytetit të cilat në një moment kuç të historisë, luajtën një rol të rëndësishëm me ngritjen e Flamurit në Tiranë. Kryebashkiakua tha se vizioni i etërve të Tiranës është frymëzim edhe për brezat e sotëm.
“Me punën dhe përkushtimin tonë, që buron pikërisht nga vizioni i këtyre etërve të Tiranës, që ngritën flamurin këtu më 26 nëntor, ne do të vazhdojmë të konsolidojmë rolin e Tiranës, në Shqipëri, rajon e Europë. Sfidat e etërve të familjeve të mëdha që ngritën flamurin më 26 nëntor ishin të mëdha, edhe të brezave pasardhës”, tha Basha.
Kryetari i Bashkisë u ndal edhe në afrimin e 100 vjetorit të pavarësisë së vendit. Basha tha se qendra e aktiviteteve do të jetë Tirana.
“Sot hapet sipari i një viti të veçantë për këtë kryeqendër shqiptare dhe për kombin shqiptar, viti i 100-vjetorit të Pavarësisë së Shqipërisë. Sot ky sipar hapet dhe do të ndiqet nga aktivitete të shumta. Qendra e këtyre aktiviteteve do të jetë ajo në ish-Nënprefekturë, ku familjet e mëdha të Tiranës ngritën flamurin më 26 Nëntor dhe që sot është qendra më e madhe e shqiptarëve në botë, qyteti i Tiranës. Këtu, Bashkia në bashkëpunim edhe me institucionet qendrore qeverisëse po hartojnë një program shumë intensive, në qendër të të cilit do të jetë edhe historia, edhe figurat historike, por do të jenë pa dyshim edhe e sotmja dhe e ardhmja e Tiranës, ajo çka ne i ofrojmë Shqipërisë, Kosovës dhe viseve shqiptare kudo në Ballkan, shqiptarëve kudo në botë dhe fqinjëve tanë në rajon, fqinjëve tanë europianë që na duan dhe u duam të mirën”, tha Basha.
Shoqata “Tirana” dhe përfaqësuesit e vjetër të familjeve të Tiranës, vlerësuan rolin e kryebashkiakut Basha në vlerësimin qe ai po u bën figurave historike të Tiranës, shpesh të lëna në harresë. Një mirënjohje e veçante i është shprehur kryebashkiakut Basha për dekorimin e veçantë, dhe për herë të parë që i ka bërë kryeqytetit në prag të festës kombëtare.
Fjala e plotë e Kryebashiakut Lulzim Basha me familjet e vjetra të Tiranës:
“Pas dy ditësh ne do të festojmë 28 Nëntorin, Ditën e Flamurit, Ditën e Pavarësisë së Shqipërisë, por sot ka ardhur edhe njëherë koha siç vjen çdo vit, për të kujtuar ditën kur flamuri u ngrit në Tiranë, për të kujtuar dhe nderuar veprën e familjeve tiranase e personaliteteve të mëdha të cilët morrën përsipër këtë akt historic në një kohë të vështirë dhe të mbarsur me kërcënime për të ardhmen e kombit shqiptar dhe për vetë qytetin e Tiranës, në një kohë kur baballarët e pavarësisë rrugëtonin drejt Vlorës për të kapur në limitet e kohës, hapësirat e lira shqiptare që kërcënoheshin nga ushtritë ballkanike që kishin për qëllim copëtimin e territorit dhe që I ishin afruar jo pak, dhe vetë qytetit të Tiranës, familjet e Tiranës me madhështinë e shpirtit të tyre, me vizionin që I karakterizonte, vite para se ky qytet të kthehej në kryeqendër të Shqipërisë dhe shqiptarëve e ngritën flamurin këtu në Tiranë dhe përmbyllën kështu aktin historik të këtij qyteti për t’ia bashkangjitur atë qyteteve të tjera, qendrave të tjera shqiptare që kulmoi me 28 Nëntorin në Vlorë.
Të nderojmë këtë akt sot është një detyrim i yni, jo vetëm ndaj atyre që në këtë kohë të vështirë morrën përsipër këtë akt historik por edhe ndaj brezave të rinj sot dhe brezave të ardhshëm, të cilët duhet të dinë themelet e shëndosha patriotike të qytetit të Tiranës dhe familjeve të mëdha të këtij qyteti.
Po kështu, sot është koha për të parë përpara, për të vlerësuar këtë shekull që Tirana kaloi nga ai moment i shpalljes së Pavarësisë, i ngritjes së flamurit më 26 Nëntor dhe që do të kurorëzohej më vonë me shpalljen e këtij qyteti kryeqendër, roli që kjo kryeqendër luajti në momentet kyçe të historisë dhe atë çka përfaqëson sot, por edhe premtimin, vizionin, forcën e këtyre familjeve të Tiranës, të cilët ndërtuan mbi këtë terren, mbi këtë taban fushor dhe kodrinor, këtë qytet të madhërishëm i cili sot është pa dyshim familja më e madhe qytetare e kombit shqiptar. Ky qytet mbajti mbi supet e tij kohë të vështira, por duke i mbajtur këto kohë të vështira dhe duke hapur zemrat dhe portat në momente të veçanta të tij, për të gjithë shqiptarët, në flukse shprese, siç ishin ato të fillim viteve ’90, apo dëshpërimi siç ishin ato të spastrimeve të mëdha të trojeve shqiptare në veri dhe në jug, krijoi brenda tij bërthamën e patjetërsueshme, krijoi brenda tij predispozitat të cilat i shohim të shpalosura në çdo aktivitet, në çdo fushë të jetës. Kjo është sot kryeqendra ekonomike e Shqipërisë, kryeqendra financiare e Shqipërisë, kryeqendra institucionale e Shqipërisë, kryeqendra kulturore e Shqipërisë, kryeqendra artistike e Shqipërisë, kryeqendra logjistike, e transportit e Shqipërisë dhe një ndër më të mëdhatë në rajon.
Me punën dhe përkushtimin tonë, që buron pikërisht nga vizioni i këtyre etërve të Tiranës, që ngritën flamurin këtu më 26 nëntor, ne do të vazhdojmë të konsolidojmë rolin e Tiranës, në Shqipëri, rajon e Europë. Sfidat e etërve të familjeve të mëdha që ngritën flamurin më 26 nëntor ishin të mëdha, edhe të brezave pasardhës. Të mëdha janë edhe sfidat tona, por po kështu është edhe besimi tek talentet e këtij qyteti, tek puna e palodhur e qytetarëve të këtij qyteti, tek shanset e këtij qyteti, për të kapur objektivat e shekullit të XXI, të një Tirane kryeqendër të shqiptarëve, të një Tirane europiane që i garanton qytetarëve të saj, të rinj e të vjetër, të ardhur e autoktonë, të gjithë të drejtat e tyre dhe të drejtën e patjetërsueshme për të zhvilluar në këtë qytet jetën e tyre, për të zhvilluar në këtë qytet aktivitetin e tyre, mirëqënien e tyre, në raport me standartet më të mira europiane.
Për këtë do të duhet shumë punë dhe ne jemi të gjithë të përkushtuar që kësaj pune t’i futemi të gjithë sëbashku, por duke përjetuar edhe njëherë momentin e ngritjes së flamurit, më 26 Nëntor 1912, në një moment që atëherë dukej si i pamundur për të ardhmen e kombit, të jemi të sigurtë se të gjithë sfidat, premtimet për një jetë më të mirë për qytetarët e Tiranës dhe për të gjithë ata që i thonë Tiranës, kryeqendra e tyre do të kurorëzohen me sukses, sepse aty ne do të vemë zemrën tonë, do të vemë mendjen tonë, energjinë tonë, do të vemë frymëzimin tonë, siç i vunë etërit e familjeve të mëdha që ngritën flamurin më 26 Nëntor.
Në të njëjtën kohë, sot hapet sipari i një viti të veçantë për këtë kryeqendër shqiptare dhe për kombin shqiptar, viti I 100-vjetorit të Pavarësisë së Shqipërisë. Sot ky sipar hapet dhe do të ndiqet nga aktivitete të shumta. Qendra e këtyre aktiviteteve do të jetë ajo në ish-Nënprefekturë, ku familjet e mëdha të Tiranës ngritën flamurin më 26 Nëntor dhe që sot është qendra më e madhe e shqiptarëve në botë, qyteti i Tiranës. Këtu, Bashkia në bashkëpunim edhe me institucionet qendrore qeverisëse po hartojnë një program shumë intensive, në qendër të të cilit do të jetë edhe historia, edhe figurat historike, por do të jenë pa dyshim edhe e sotmja dhe e ardhmja e Tiranës, ajo çka ne i ofrojmë Shqipërisë, Kosovës dhe viseve shqiptare kudo në Ballkan, shqiptarëve kudo në botë dhe fqinjëve tanë në rajon, fqinjve tanë europianë që na duan dhe u duam të mirën. Pra, ne do ta vendosim qytetin tonë fuqimisht gjatë 365 ditëve që vijnë (367 ditëve që vijnë), në qendër të aktiviteteve, për të celebruar, për të përkujtuar 100 vjet shtet shqiptar, rrugëtimin tonë të vështirë, rrugëtim ëpr të cilin jemi krenarë, jemi krenarë për etërit, gjyshërit, stërgjyshërit tanë që bënë të mundur këtë rrugëtim dhe jemi të frymëzuar nga vepra e tyre dhe të vendosur për ta vazhduar këtë rrugëtim deri në përfundimin e destinacionit tonë të sigurtë evropian”