E Diel, 1 Nëntor 2026

Topalli Qelizat Staminale e jashtezakonshme per shendetin e femijes e te afermve te tij

Kryetarja e Kuvendit Jozefina Topalli ka marrë pjesë në Konferencën “Qelizat Staminale: E ardhmja e mjekësisë”, organizuar nga Spitali “Hygeia”

Kryetarja e Kuvendit, Jozefina Topalli vlerësoi se dobia e këtyre qelizave është e jashtëzakonshme për shëndetin e fëmijës dhe të të afërmve të tij.
“Me përdorimin e qelizave staminale, mund të parandalohen sëmundjet kancoregjene, sëmundje të trurit, të zemrës, diabetit, sëmundjeve të gjakut e të tjera, duke ruajtur qeliza dhe inde të kordonit umbilikal.”, tha Zonja Topalli.

Zonja Jozefina Topalli vuri në dukje rëndësinë që ka ndërgjegjësimi i qytetarëve në ruajtjen e qelizave staminale.
“Në çastin kur qytetarët shqiptarë, dhe kryesisht prindërit e rinj, do të ndërgjegjësohen për benefitet e mbledhjes dhe ruajtjes së qelizave staminale, jam e bindur që do të ketë kërkesa të larta për këtë shërbim në çastin e lindjes së fëmijës. Edhe një herë përgëzoj Spitalin Hygeia Tiranë për këtë shërbim të çmuar në ndihmë të jetës. “, tha Topalli.

Ajo tha se në Shqipëri kemi një rritje të përvitshme të numrit të të prekurve nga sëmundjet kronike, sëmundjet e zemrës, të trurit, etj. Një pjesë e madhe e tyre diagnostikohen tepër vonë dhe përfundojnë në mënyrë tragjike.

“Për këtë arsye, sot mund të them me kënaqësi që ekziston shpresa për kurimin e sëmundjeve të rënda. Përmes qelizave staminale të kordonit umbilikal tashmë mund të të shpëtohen jetë” tha Kryetarja e Kuvendit. Të dhënat tregojnë se në 20 vitet fundit janë kryer mbi 20 mijë transplante me gjakun e kordonin umbilikal në të gjithë botën për trajtimin e tumoreve të gjakut, çrregullimeve metabolike etj”, tha Topalli.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›