E Shtunë, 31 Tetor 2026

Festa e Pavaresise Bashkia aktivitete festive e kulturore

Me rastin e 99-vjetorit të Pavarësisë së Shqipërisë, më datë 28 Nëntor Bashkia e Tiranës do të organizojë një sërë aktivitetesh festive e kulturore.

Do të nisë me ceremoninë tek varrezat e dëshmorëve dhe Panairi “Blej shqip”.

09.00 – 21.00

Murat Toptani
Në bashkëpunim edhe me OJF-në Blej Shqip, në ditën ku të gjithë kanë ndërgjegjësimin më të lartë rreth vlerave kombëtare, iniciohet panairi “Blej Shqip”, në të cilin do të parketohen e tregtohen vetëm produkte shqiptare. Kjo iniciative përtej hapjes së një panairi ka për synim të promovojë produktet shqiptare në treg dhe të nxisë përdorimin e tyre nga qytetarët, për të dhënë impaktin e saj në terma afatgjatë edhe në ekonominë shqiptare duke mbështetur
drejtpërdrejt biznesin vendas.

Shfaqje për fëmijë nga cirku i Tiranës, teatri metropol dhe fëmijët e qendrës “Ten”

10.00 - 13:00

Vendndodhja: Parku Rinia

“Thesaret e Cirkut” është shfaqja e cila do të lançohet për herë të parë me rastin e festave të 28 Nëntorit dhe do të vazhdojë përgjatë gjithë sezonit të Dhjetorit, ku do të përmblidhen numrat më të mirë ndër vite në 7 profilet themelore të cirkut. Shfaqja teatrale për fëmijë nga Teatri Metropol, do të performohet në terren të hapur nga artistët e këtij teatri në krah të shfaqjes së cirkut me orare të alternuara për të krijuar një program të plotë e argëtues për fëmijët e Tiranës të përqëndruara tek Parku Rinia. Vogëlushët që prej kohësh ndjekin kurse artistike pranë qendrës TEN do të përforcojnë në skenën e ngritur tek lulishtja e “Parkut Rinia” për cirkun dhe teatrin me një kolazh këngësh në korr, vallesh popullore, performime me violinë, kitarë etj, për të filluar kështu gëzueshëm këtë

Këndi i fotografisë

11:00 - 13:00 dhe 16:30 – 18:00

Vendndodhja: Trotuari përpara Galerisë së Kombëtare të Arteve

Aktorët e Teatrit të Metropolit në bashkëpunim me Teatrin Kombëtar për kostumografinë e aktorëve do të vishen me veshje të personazheve Historike si Ismail Qemali, Isa Boletini, Luigj Gurakuqi, Murat Toptani, Marigoja, etj në një background me imazhe që të kthejnë në kohë, në vitet e ngritjes së flamurit, do të krijojnë kështu këndin e fotografisë, ku qytetarët do të mund të
bëjnë foto me këto personazhe.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›