E Shtunë, 31 Tetor 2026

Kryebashkiaku Basha uron Agollin per 80-vjetorin

Kryetari i Bashkise se Tiranes Lulzim Basha vizitoi dje ne mengjes shtepine e Dritero Agollit dhe e uroi shkrimtarin e njohur per 80-vjetorin. Kryetari i Bashkise i uroi ditelindjen shkrimtarit dhe vleresoi Agollin per rolin e tij ne letrat shqipe dhe ne sferen publike ne pergjithesi. Basha tha se Driteroi eshte nje nga autoret e medhenj te letersise shqiptare dhe nje figure e dashur publike me vizion te kthjellet te qendrueshem dhe te pandikuar nga interesat e castit. Agolli vleresoi urimet dhe pranine e kryebashkiakut ne shtepine e tij dhe e pergezoi zotin Basha per punen e tij ne ditet e para ne krye te Bashkise. Agolli tha se ka besim tek angazhimi i brezit te ri ne politike dhe ne marrjen e pergjegjesive. Agolli vleresoi urimet dhe pranine e kryebashkiakut ne shtepine e tij dhe e pergezoi per punen e tij ne ditet e para ne krye te Bashkise duke shprehur besimin tek angazhimi i brezit te ri ne politike dhe ne marrjen e pergjegjesive. Shkrimtari i njohur firmosi tre nga librat e tij me nje dedikim te vecante per kryetarin e Bashkise se Tiranes z. Basha. Dritero Agolli i cilesuar Homeri i gjalle e i vertete jo vetem i Shqiperise por i mbare qyteterimit modern mban titullin Nderi kombit 1988. Vepra e tij letrare eshte perkthyer ne shume vende te botes si France Gjermani Itali Rusi Greqi Spanje Rumani Portugali Norvegji Siri Izrael Danimarke etj. Ai ka shkruar ne te gjitha zhanret si ne poezi publicistike drame skenare filmash dokumentare dhe artistike.

Më shumë nga Sociale

Të gjitha ›