E Mërkurë, 4 Nëntor 2026

Kryebashkiaku i Shkodrës Benet Beci, rreth 30 minuta në SPAK

TIRANË, 1 nëntor /ATSH/ Kryetari i Bashkisë së Shkodrës, Benet Beci doli pasditen e sotme nga ambientet e Prokurorisë së Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar ku qëndroi për rreth 30 minuta. I pyetur nga gazetarët pas daljes nga SPAK, Beci nuk dha komente.

Benet Beci u shpall kryetar i bashkisë së Shkodrës në zgjedhjet e 14 majit të vitit të kaluar përballë rivalit demokrat Bardh Spahia. Beci është përfaqësuesi i parë i Partisë Socialiste që drejton këtë bashki, një post që ndër vite është mbajtur nga demokratët.

Para se të bëhej kryebashkiak, Benet Beci ka mbajtur postin e Drejtorit Ekzekutiv për 13 vite në Fondin Shqiptar të Zhvillimit, njëherësh ai ka drejtuar edhe Korporatën  Elektroenergjitike Shqiptare.

/e.i/j.p/

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›