E Shtunë, 31 Tetor 2026

Kryebashkiaku i Shkodres Situata e veshtire ndihmoni

Zona e Shkodres po perballet me nje situate problematike qe prej me se nje jave. Fatkeqesia natyrore qe ka pllakosur gjithe qarkun ka permasat e nje katastrofe. Shkodra ka kontribuar per kombin por sot ajo ka nevoje per ndihme thote kryetari i Bashkise Lorenc Luka.

Ai evidenton edhe demet e shkaktuara nga permbytja me e madhe e ndodhur te pakten dekadat e fundit. Jane permbytur 14 mije hektare toke. Jane 2900 shtepi te shembura si dhe me shume se 13 mije banore te evakuuar.

Jane me mijera shtepi te kateve te para qe jane te zhytura nen uje si dhe qindra banesa te tjera me uje qe mberrin deri ne cati. Shteti eshte ne kembe por perballe kesaj situate tejet te veshtire qe pritet te zgjase eshte e domosdoshme mbeshtetja dhe solidariteti i gjithsecilit sic eshte ne traditen dhe fisnikerine e shqiptarit. Ne shekuj Shkodra ka kontribuuar per kombin por sot ajo ka nevoje per ndihme eshte shprehur kryetari i Bashkise se Shkodres Lorenc Luka.

2010-12-09 1122

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›