E Shtunë, 31 Tetor 2026

LRI 20 ton ndihma per banoret e permbytur

Pas mbledhjes se tre diteve me pare dhe krijimit te Shtabit te Vullnetareve per Emergjencen aktivistet e LRI dhe LSI kane arritur te mbledhin nje sasi te konsiderueshme ndihmash.

Rreth 20 tone ushqime te ndryshme si dhe veshmbathje jane shperndare dje nga perfaqesuesit e Levizjes Rinore per Integrim.

Ndihmat jane dorezuar dje nga perfaqesuesit e Shtabit te Pergjithshem te Vullnetareve dhe jane shperndare ne funksion te planit te emergjenca qe kane ngritur autoritetet. Ndihma e djeshme prej 20 tone ushqimesh eshte pjese e kontributit te Shtabit te Pergjithshem te Vullnetareve te LRI-se.

Ndihmat nuk kane munguar edhe gjate diteve te pare te permbytjes. Nderkohe qe Shtabi i Vullnetareve prej ditesh eshte stacionuar ne Shkoder ku ne bashkepunim me degen e LSI-se ne kete qytet eshte perpjekur te jap ndihma konkrete sado modeste ne funksion te perballimit te situates.

Drejtuesit e Shtabit te Vullnetareve thane dje se dorezimi i ndihmave eshte vetem nje pjese e kontributit qe do te jap LSI dhe LRI per normalizimin e situates.

2010-12-09 1444

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›