E Diel, 1 Nëntor 2026

Vlore burg perjete per kreun e Bandes se Divjakes

Shtetasi Luan Fusha akuzohet se ka vrare dy vellezer dhe nje kusheririn e tyre ngjarja e ndodhur ne vitin 1998.

Gjykata e Shkalles se Pare ne Lushnje e pat denuar kete shtetas me 22 vite burgim por familjaret e viktimave kundershtuar duke e cuar ceshtjen ne Gjykaten e Apelit.

Nderkohe Interpol Tirana arriti te ekstradoje 2 vjet me pare nga Italia te akuzuarin per kete vrasje i cili u kap ne qytetin e Milanos. Ngjarja per te cilen akuzohej Fusha ndodhi ne 14 gusht te vitit 1998 ne Divjake. Sipas akuzes 46 vjecari qe cilesohet edhe si kreu i nje grupi te emertuar Banda e Divjakes qe ka vepruar ne kete zone ne trazirat e vitit 1997 kerkonte te eliminonte babane e dy vellezerve Bashuri i cili kishte qene deshmitar okular ne nje vrasje qe dyshohet se ishte kryer nga Fusha ne Lushnje.

Duke hyre ne banesen e familjes Bashuri ai vrau dy vellezerit dhe te afermin e tyre Kokoneshi qe kishte shkuar per vizite nderkohe qe nuk mundi ta bente nje gje te tille per kryetarin e kesaj familjeje. Fusha dyshohet te jete autor edhe ne ngjarje te tjera.

2010-12-09 1434

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›