Kalou: Fitorja ndaj Stok e rëndësishme

Fitorja e Chelseat ndaj Stoke Cityt ka qenë një fitore shumë e rëndësishme sipas Salomon Kalou.
Përfaqësuesi i Bregut të Fildishtë shënoi 3 gola në fitoren 7-0 të bluve dhe është i lumtur që ka qenë pjesë e tre pikëve të rëndësishme për klubin e tij.
"Kjo do të thotë shumë. Ka qenë një ndeshje e rëndësishme për secilin. Ne duhet të vazhdojmë të fitojmë dhe ta ruajmë përqendrimin në ndeshjet tona. Këtë e bëmë së fundi, 7-0 është një rezultat i shkëlqyer", ka thënë Kalou.