E Diel, 1 Nëntor 2026

Kryediplomati i EBA-s vizitë zyrtare në Tiranë

Ministri i Punëve të Jashtme të Emirateve të Bashkuara Arabe, Sheikh Abdullah bin Zayed Al Nahyan do të vizitojë sot Tiranën.

Në axhendën e tij sheiku i Emirateve të Bashkuara ka takime me krerët më të lartë të vendit, me Presidentin Bamir Topi, kreyeministrin Sali Berisha, Zv.kryeministrin dhe ministrin e jashtëm Ilir Meta si dhe kryetaren e Kuvendit Jozefina Topalli. Gjithashtu sheiku Abdullah bin Zayed Al Nahyan do të marrë pjesë në ceremoninë e inagurimit të Aeroportit të Kukësit 'Sheikh Zayed'.

Qeveria e Emirateve të Bashkuara Arabe ka vendosur së fundi të ndihmojë financiarisht ndërtimin e tunelit të rrugës Tiranë-Elbasan. Fakti është konfirmuar nga shefi i diplomacisë së Abu Dabit, sheiku Abdullah bin Zaied gjatë një takimi që ai pati me ministrin e jashtëm Ilir Meta pak kohë më parë në Estoni.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›