Obama:Rusia partnere e besueshme pavarësisht mosmarrëveshjet
Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Barak Obama, e vlerësoi homologun e tij rus, Dmitri Medvedev, si partner të fortë dhe të besueshëm, pas bisedimeve që dy liderët zhvilluan në Shtëpinë e Bardhë.
Por, duke folur në konferencën e përbashkët për mediat, Obama vuri në dukje edhe mosmarrëveshjet që ata kanë në disa çështje, si situata në Gjeorgji.
Obama po ashtu bëri të ditur se Shtetet e Bashkuara dhe Rusia kanë rënë dakord për të bashkërënduar ndihmën humanitare në Kirgizstan, ku janë zhvilluar përleshje të mëdha ndëretnike, dhe për pasojë humbën jetën qindra persona.
Presidenti amerikan njoftoi se dy vendet kanë rënë dakort për të zgjeruar bashkëpunimin në shërbimet e zbulimit dhe të anti-terrorizmit.
Obama dhe se Uashingtoni dhe Moska do të përshpejtojnë dialogin për pranimin e Rusisë në Organizatën Botërore të Tregtisë.
Obama dhe Medvedev gjithashtu bënë publike një sërë marrëveshjesh për biznesin.