E Diel, 1 Nëntor 2026

Itali, goditet firma piramidale, pranga dy shqiptarëve

Dy shqiptarë dhe pesë shtetas italianë janë arrestuar nga policia vendase, pasi kishin ngritur një firmë piramidale.
Shqiptarët e arrestuar janë Igli Kamberi 25 vjeç dhe Idajede Kurti 50 vjeç. Aksioni u ndërmor në qytetin Barletta, nga ku janë sekuestruar prona të pa tundshme me vlerë miliona euro.

Mediat italiane, duke shkruar për ngjarjen, thonë se grupi jepte para borxh për biznesmenët duke iu kërkuar taksë për çdo shumë parash të marrë. Grupi kishte mundur të siguronte një numër të konsiderueshëm klientësh, mes të cilëve biznesmenë, tregtarë, sipërmarrës dhe artizanë.

Nëse nuk u jepeshin paratë, banda u sekuestronte aktivitetin ose pronën. Një person që kishte marrë nga grupi 10 mijë euro borxh, ishte detyruar të paguante për 8 vite rresht një taksë 450% , e përkthyer në para rreth 1 milion euro.

Pas gjithë kësaj, "viktima" e kësaj skeme kishte bërë një denoncim në polici vitin e shkuar nga ku nisën edhe hetimet. Ndërkohë që dje banda është shkatërruar dhe të gjithë anëtarët e saj kanë përfunduar në burg tashmë.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›