Kryediplomati kinez mbërrin sot në Tiranë

Tirana do të do të jetë vendqëndrimi i parë i kryediplomatit kinez, i cili do të vazhdojë më tej turin e takimeve në Evropë dhe Afrikë.
Sipas Ministrisë së Punëve të Jashtme të Shqipërisë, vizita e Jiechi bëhet në prag të 40- vjetorit të ripranimit të Republikës Popullore të Kinës në OKB, ngjarje për të cilën Kina vazhdon të vlerësojë kontributin e madh të vendit tonë. Qëllimi i vizitës së tij është forcimi i marrëdhënieve miqësore dhe bashkëpunimi ekonomik, për të sjellë një dinamikë të re në lidhjet mes dy popujve.
Jiechi do të pritet fillimisht nga homologu i tij Haxhinasto dhe pas do të mbajnë një konferencë të përbashkët për shtyp në mjediset e MPJ-së, ku do të nënshkruhet edhe një marrëveshje bashkëpunimi në fushën e turizmit, ndërmjet MTKRS-së dhe Administratës Kombëtare të Turizmit të Republikës Popullore të Kinës për vitet 2011 – 2013.
Ministri i Jashtëm kinez do të pritet më 4 gusht në takime të veçanta edhe nga presidenti Bamir Topi, kryeministri Sali Berisha dhe kryeparlamentarja Jozefina Topalli. /Start/
2011-08-03 10:11