Italia dhe Sllovenia lobing për integrimin e Shqipërisë

Ministria e Punëve të Jashtme të Shqipërisë bën publik një takim të zhvilluar mes ministrit Edmond Haxhinasto dhe ambasadorit të Italisë, Saba D’Elia, si dhe atij të Sllovenisë, Bojan Bojan Bertoncelj.
Në takim fol rreth mesazhit që ministri i Jashtëm italian, Franko Fratini dhe homologu i tij slloven, Samuel Zbogar, i kanë dërguar përfaqësueses së lartë të BE-së për Çështjet e Jashtme dhe Sigurinë, Ketrin Eshton dhe komisionerit për zgjerim, Stefan Fule.
Në këtë mesazh ata mbështesin integrimin e Shqipërisë në Bashkimin Evropian, ndërsa shtojnë se kjo mund të jetë e dobishme edhe për politikën. Ata ripërsërisin nevojën e kapërcimit të ngërcit politik që ka mbërthyer vendin tonë prej kohësh.
“Perspektiva evropiane e Shqipërisë mbetet objektivi i vetëm i përbashkët i qeverisë dhe opozitës shqiptare, dhe kjo duhet të shërbejë si një forcë tërheqëse për të tejkaluar ngërçin politik aktual. Një mesazh i qartë nga Komisioni Evropian në progres-raportin e ardhshëm në favor të integrimit evropian të Shqipërisë do të jetë politikisht i dobishëm për vendin”, thuhet në mesazhin e kryediplomatit italian dhe atij slloven. /Start/
2011-08-03 15:13