E Shtunë, 31 Tetor 2026

Kryeinspektori Kaja E vetmja perplasje ajo per flamujt elektorale

TIRAN- Ardit Kaja kryeinspektor ndertimor i plagosur dje ne mesdite nga dy persona te panjohur qe leviznin me nje motor tregoi dje per Shekullin momentet e atentatit ndaj tij dhe dyshimet e mundshme per ngjarjen. Sipas Kajes autoret ishin dy persona qe po leviznin me nje motor te fuqishem 1000 kubikesh ne kohen kur u qellua nga personi qe ndodhej ne vendin e dyte te motorit. Sipas Kajes personat ishin dy vete te veshur me complete sportive me skfandra motoresh ne koke te cilet qelluan dhe u larguan me shpejtesi.

Z. Kaja si ndodhi ngjarja sot dje
Une isha me makine ne rrugicen mes godines se PS-se dhe Ministrise se Bujqesise. Ne moment erdhi nje motociklete ne te cilen ndodheshin dy persona. Prej saj personi qe ndodhej ne vendin e pasem nxori nje arme pistolete dhe qelloi ne drejtim tim. Nuk munda te fiksoj me shume sepse ata u larguan me shpejtesi por qelluan drejt xhamit. Ktheva koken te shikoja por ata u larguan shpejt ndersa ndjeva qe kisha dhimbje ne kembe.

I pate personat
Di vetem qe ishin me nje motor te fuqishem mbase 1000 kubikesh. Ata kishin ne koke skafandra dhe ishin te veshur me kostume sportive. Kaq munda ti shikoj. Tani kam marre nje plage ne kofshen e djathte dhe plumbi ka dale ne pjesen anesore.

A keni pasur ndonje konflikt apo problem per te cilin mund dyshoni
E vetmja perplasje qe kam pasur eshte puna ime ne Inspektoriatin Ndertimor te Bashkise -pasi ditet e fundit jemi detyruar te heqim flamuj te subjekteve politike te vene ne menyre te kundraligjshme.

Nena e Kajes Lamin ma dhane me telefon

Nena e Ardit Kajes Mude Kaja rrefeu dje per gazeten Shekulli se kishte qene ne shtepi kur e kishin telefonuar se Arditi nuk ishte mire. Ajo tha se sapo kishte marre kete lajm nga telefoni kishte pare ne televizor lajmin se i biri ishte plagosur me arme zjarri.

Gruaja e moshuar tregon se menjehere kishte folur me nusen e Arditit e cila gjithashtu kishte marre lajmin nga televizioni. Ajo tregon se menjehere ishte nisur me te afermit e tjere per ne spitalin ushtarak ku i kishin thene se ishte derguar i biri pas plagosjes. Po keshtu e shoqja e kreut te Inspektoriatit Ndertimor rrefeu se ne momentin e pare kishte mbetur e shtangur nga lajmi pasi fillimisht ishte njoftuar sikur i shoqi ishte ne gjendje te rende shendetesore.

TIRANE- Paraditen e djeshme kreu i Inspektoriatit Ndertimor te Bashkise ishte duke udhetuar me mjetin e tij ne rrugen mes Ministrise se Bujqesise dhe Partise Socialiste dhe sapo ka dale ne bulevardin Deshmoret e Kombit dy persona qe udhetonin me nje motociklete qelluan ne drejtim te Kreut te Inspektoriatit te Ndertimit te Bashkise se Tiranes duke e lene ate te plagosur. Policia mberriti menjehere ne vendin e ngjarjes duke nisur hetimin ndersa ende nuk ka nje version ne lidhje me autoret e dyshuar te krimit.

Menjehere pas atentatit polciia krijoi nje grup hetimor duke ndare punen e hjetuesve dhe specialisteve qe do te kryenin marrjen ne pyetje te personave dhe shoqerimin e te dyshuarve. Nderkaq vete i plagosuri eshte transportuar me nje mjet qe ka mberritur aty per ne spitalin ushtarak me shpejtesi.

Ne vendin e ngjarjes ekspertet kriminaliste te drejtorise se policise se Tiranes administruan ne cilesine e proves materiale nje gezhoje te kalibrit 7.65 mm e cila mendohet se eshte qitur nga nje arme pistolete. Kjo eshte nje nga provat e sekuestruara nga ekspertet ne vendin e ngjarjes ndersa hetuesit thane se kane administruar edhe disa kampione gjaku te cilat mendohet se jane te personit te plagosur kreut te Inspektoriatit Ndertimor Ardit Kaja.

Ne kohen qe hetuesit dhe ekspertet e policise kryenin kqyrjen e vendit te ngjarjes jane shoqeruar disa persona deshmitare te ndryshem qe sipas burimeve te policise mendohet se kane pare dhe drejtimin e levizjes se autoreve te krimit. Burime te uniformave blu thane por edhe vete Kaja konfirmoi se atentatoret kishin qene dy persona te cilet qelluan ne drejtim te tij ne menyre te menjehershme dhe duke u larguar me shpejtesi. Policia tha se ka identifikuar llojin e motocikletes por nuk dhane detaje nese kishin te dhena per targen e mjetit apo te dhena te tjera.

Menjehere pas atentatit policia mesohet se ka marre deklarime te se paku pese deshmitarve te ndryshem ne vendin e ngjarjes te cilet kane dhene nje pershkrim mbi autoret e mundshem te krimit. Sipas hetuesve autoret mesohet se kane ndjekur Kajen me motor ne momentin qe ai eshte nisur per te dale ne bulevardin Deshmoret e Kombit dhe ne momentin kur ai doli perpara Ministrise se Bujqesise u qellua nga nje distance prej disa metrash. Nderkaq vec deshmitareve te pyetur policia shoqeroi ne ambientet e saj disa grupe personash te cilet ishin kapur udke qarkulluar me motorre u lane te lire.


Rreth ores 1200 se paku rreth dy ore pas atentatit kreu i Inspektoriatit te Policise Ndertimore eshte pyetur nga nje specialist i zyres se hetimit te vrasjeve te Drejtorise se Policise se Tiranes. Gjate marrjes se tij ne pyetje mesohet se Kaja iu ka pohuar hetuesve se nuk ka pasur konflikte dhe kercenime qe mund te lidheshin me detyren ne krye te Inspektoriatit te Ndertimor pervec perplasjes se te dieles ne mesdite me perfaqesues dhe simpatizante te LSI-se per heqjen e flamujve dhe simboleve te kesaj force politike te vendosur ne vende publike si shtylla ndricimi e peme pa marre me pare nje miratim nga bashkia e Tiranes.

Kaja pohoi me tej se nuk ka pasur probleme dhe konflikte te tjera qe lidhen me jeten e tij personale. Me pas Kaja ka sqaruar dhe ka dehen detaje mbi ngjarjen e paradites se djeshme duke iu rrefyuer hetuesve rrethanat e atetnatit ndaj tij.



Më shumë nga Politika

Të gjitha ›