Lamtumire Baba Reshat Bardhit

Homazhet zyrtare per Kryegjyshin Boteror te Bektashinjve vijuan dje ashtu sic ishin programuar ne hollin kryesor te Pallatit te Kongreseve ku mberriten njeri pas tjetrit figurat me te larta shteterore si Presidenti z. Bamir Topi Kryetarja e Kuvendit te Shqiperise znj. Jozefina Topalli Kryeministri z. Sali Berisha kryetari i Partise Socialiste dhe kryetari i Bashkise se Tiranes z. Edi Rama si dhe shume personalitete te tjera. Gjate ketyre diteve ka patur nje numer te madh te besimtareve te cilet i kane bere homazhe Kryegjyshit Reshat Bardhi shume prej te cileve te ardhur nga Kosova Maqedonia diaspora shqiptare ne SHBA Zvicer etj.
I pari qe mberriti ne Pallatin e Kongreseve ku gjate paradites ishte vendosur trupi pa jete i Baba Reshatit ishte Presidenti i Republikes Bamir Topi i shoqeruar nga anetare te Kabinetit te tij. Ai qe pikerisht ne prill te vitit 2010 e dekoroi kreun e Bektashinjve me Urdhrin e Larte Gjergj Kastriot Skenderbeu.
Pasi vendosi nje kurore me lule dhe u perul me respekt perpara trupit te te ndjerit Reshat Bardhi Presidenti Topi u shprehu ngushellimet me te sinqerta familjareve drejtuesve dhe anetareve te Bashkesise Bektashiane ndersa perpara mediave ai u shpreh Sot bejme homazh per nje njeri te madh. Si President i Republikes kam ardhur ketu jo vetem te nderoj Baba Dede Reshat Bardhin si nje institucion i jashtezakonshem dhe nje ndihmues i pamate per rivendosjen e besimit shpirteror fetar por per ta kujtuar ate edhe si nje atdhetar si nje patriot tha Topi.
Ndersa pyetjes per ditet e fundit te fushates te cilat jane shoqeruar me nje sere incidentesh ne te dy krahet Presidenti Topi iu pergjigj duke sjelle shembull serish Baba Reshatin Edhe per fushaten edhe per menyren e sjelljes ne politike e shoqeri referojuni figures se Baba Dede Reshat Bardhit dhe secili do te gjeje momente per refleksion.
Edhe Kryetarja e Kuvendit te Shqiperise Jozefina Topalli zhvilloi dje homazhe duke shprehur ngushellimet me te thella per humbjen e Haxhi Dede Reshat Bardhit Kryegjyshit Boteror te Bektashinjve. Sot te gjithe shqiptaret jo vetem besimtaret bektashinj ne Shqiperi-Kosove Maqedoni dhe jashte rajonit tone perjetojne humbjen e udheheqesit i cili punoi per rilindjen e nje nder besimeve me atdhetare. Nje njeri qe punoi per harmonine fetare per demokracine qe atdhedashurine si te gjithe bektashinjte e tjere e kishte kolonen kryesore.
Uroj qe shpirti tij te prehet ne paqe- u shpreh Kryetarja e Kuvendit. Per te njejtat homazhe mberriti ne Pallatin e Kongreseve edhe kryeministri Sali Berisha. Ai u shprehu ngushellimet e tij familjes dhe te gjithe udheheqjes se bektashinjve shqiptare si dhe gjithe besimtareve duke vleresuar lart virtytet dhe perkushtimin e Kryegjyshit Baba Reshat Bardhi ne rindertimin e bektashizmit shqiptar dhe ne shnderrimin e ketij besimi ne simbol te fuqishem harmonie mirekuptimi e shprese.
Sot eshte nje Dite Zie dhimbjeje e thelle per ndarjen nga jeta te udheheqesit shpirteror te bektashizmit shqiptar dhe boteror Baba Reshat Bardhit. Baba Reshati Kryegjyshi i Bektashizmit shqiptar e boteror me perkushtimin e tij te madh virtytet e tij ia doli te rindertoje bektashizmin shqiptar i cili ka qene per shqiptaret edhe besim edhe atdhetari. u shpreh Kryeministri Berisha. Nderkohe qe dita e djeshme nga qeveria shqiptare u shpall si dite zie kombetare.
Nuk ka munguar ne Pallatin e Kongreseve edhe kreu i Partise Socialiste Edi Rama i cili do te shprehej se Humbem nje njeri te madh. Baba Dede Reshat Bardhi i perket nje gjenerate klerikesh fale te cileve ne sot gjenerojme nje harmoni mes feve qe misherohet kaq bukur edhe ne pritjen e sotme ku perfaqesuesit e komuniteteve presin ngushellime per Baba Reshat Bardhin theksoi Rama.
Edi Rama personalisht dhe Partia Socialiste i shprehen Kryegjyshates Boterore dhe familjareve te ketij njeriu te madh si edhe bektashinjve ngushellimet me te sinqerta ne kete dite te ndarjes nga jeta me udheheqesin e tyre shpirteror.
shte kjo nje humbje tragjike e nje njeriu me vlera e kontribute te jashtezakonshme per rimekembjen e fese dhe per promovimin e vendosur te tolerances dhe mirekuptimit nderfetar ne Shqiperi.
Baba Reshati ishte nje nga ata shqiptare qe nuk lejuan qe vuajtjet dhe shtypja e regjimit te kaluar tia zbehte besimin tek Zoti dhe dashurine per atdheun nje nga ata njerez qe vuajtja dhe shtypja e atij regjimi nuk ia zbehen tolerancen dhe perkushtimin ndaj njerezve dhe perulemi perpara tij thuhet ne komunikaten e PS-se.
Pasi homazhet u mbyllen rreth ores 12 te mesdites karvani i gjate i makinave u nis drejt Kryegjyshates ne oborrin e te ciles pikerisht tek tyrbja ku gjenden te varrosur edhe pese kryegjysher te tjere boterore u varros rreth ores 1330 edhe Kryegjyshi Baba Dede Reshat Bardhi.
Baba Reshat Bardhi eshte nderuar ne vitin 2003 nga ish-presidenti Sali Berisha sot Kryeminister me titullin Pishtar i demokracise.
Ne 2005 Presidenti Moisiu e dekoroi me Urdhrin Naim Frasheri i Arte. Ndersa ne prill 2010 Presidenti aktual Bamir Topi e dekoroi me Urdhrin e Larte Gjergj Kastriot Skenderbeu.
Pas homazheve edhe nga te gjithe besimtaret me te cilet ai ishte me afer se sa me perfaqesuesit e shtetit trupi i Kryegjyshit qe u nda nga jeta dy dite me pare ne moshen 76-vjecare do te vendoset ne tyrbet e oborrit te Kryegjyshates. Aty ku jane varrosur edhe 5 kryegjyshet e tjere boterore qe prej vitit 1941 te gjithe nga Shqiperia. Po si ka mundesi nje Kryegjyshate Boterore ne Shqiperi dhe te gjithe Kryegjyshet Boterore shqiptare
Kryegjyshata Boterore e Bektashinjve
Gjendet ne Tirane qe prej vitit 1930. Qe nga koha kur Turqia ne 1925-en suprimoi tarikatet dhe besimet e tjera dhe lejoi vetem islamin dhe mexhitet. Qe atehere Kryegjyshata Boterore qe gjendej me qender ne qytetin Kreshejer ne Anadoll afer Ankarase u mbyll.
Pas bisedimeve qe Sali Njazi Dede pati me baballare e dervishe ne vende te tjera u vendos qe kryegjyshata boterore te hapej ne Shqiperi fillimisht ne Korce ne janar te 1930 dhe nje vit me pas u transferua ne Tirane. Por e cila ne 1967 do te mbyllej dhe shnderrohej ne azil pleqsh. Bektashizmin e mbajten gjalle teqeja e Baba Rexhepit ne Detroit e cila edhe pse e pashpallur u be si nje kryegjyshate boterore teqeja e Gjakoves Pejes nje teqe ne Greqi Bosnje etj.
Teqeja e Tiranes njekohesisht edhe si Kryegjyshate Boterore u rihap ne 22 mars te 1991 bashke me nje feste te Sulltan Novruzit dhe ne pranine edhe te vete Nene Terezes.
Odeon i ri boteror i bektashizmit
Nje odeon madheshtor. Nje tjeter qender e madhe e Kryergjyshates Boterore. Pikerisht aty ne oborrin e asaj ekzistuese. Ka filluar te ndertohet qe ne vitin 2004. E deri tani sic thote Sekretari i Pergjithshem i Kryegjyshates Nuri uni jane derdhur pee te 200-300 milione leke. Te mbledhura te gjitha si dhurata nga besimtaret shqiptare fale emrit te madh qe gezonte Baba Reshati.
Pervecse objekt kulti per tu falur odeoni do te jete edhe nje qender e madhe kulturore muze boteror i bektashizmit biblioteke boterore e bektashizmit etj shpjegon Nuri uni. Na kane ngecur disi punimet pasi na nevojiten fonde te tjera por besojme se brenda gjashte muajve ajo do te perfundoje se ndertuari. Na vjen vetem keq qe Baba Reshati i cili edhe e nismoi ate nuk e gezoi thote Tomorr Aliko ish-keshilltar i pare i Baba Reshatit.
Mesazh ngushellimi nga Kisha Ortodokse
Komunitetit Bektashian te Shqiperise
Me dhimbje te madhe dhe hidherim te thelle mesuam se u nda nga jeta shume i dashuri Haxhi Dede Reshat Bardhi Kryegjysh Boteror i Komunitetit Bektashian.
I shprehim ngushellimet me te ndjera dhe te nxehta Komunitetit Bektashian te cilin ai e drejtoi me urtesi dhe perkushtim si dhe te afermve.
Do te kujtojme gjithmone me dashuri te sinqerte dhe vleresim te vecante personalitetin e tij fisnik besimin dhe perkushtimin ndaj Zotit dhe popullit te Shqiperise.
Gjithashtu do jene te paharruar edhe miqesia dhe bashkepunimi i ngushte e i perzemert per ringritjen e besimit dhe harmonine fetare ne vend qe na lidhen per dy dekada me radhe.
Kujtimi dhe trashegimia e tij shpirterore jemi te sigurt se do te jene gjithmone bekim dhe burim frymezimi per Komunitetin Bektashian.
Lutemi qe Zoti te cilin ai e deshi qe nga mosha feminore ta prehe me te drejtet shpirtin e tij te zgjedhur.
Per Kishen Orthodhokse Autoqefale te Shqiperise
Kryepiskopi Anastas
Ka mbyllur syte nga kjo jete ne moshen 76-vjecare Kryegjyshi i Bektashinjve Boterore Baba Reshat Bardhi pas nje semundjeje te rende. Figura kryesore e bektashinjve bartes i vuajtjeve komuniste Baba Reshati sic e quanin ne popull edhe pa jete ka mbledhur ne nje kohe te shkurter besimtare nga te gjitha anet e Shqiperise.
Dje ne Kryegjyshate
Besimtaret dukeshin thellesisht te mallengjyer dhe te perlotur si ta kishin te aferm te tyre. I bejne homazhe e puthin per te fundit here dhe luten per shpirtin e tij. Kishte njerez qe hynin e dilnin pa reshtur por dhe familjare besimtare e klerike qe qendruan aty gjithe diten.
Ndersa administrates se Kryegjyshates i duhet te jete me gjakftohte dhe te organizoje gjithcka sa me mire sic e meritonte Baba Reshati ne pritje te nje pergjigjeje zyrtare protokollare se ku do te behen homazhet. Vetem pasdite u konfirmua se ato do te jene ne Kryegjyshate dhe ne Pallatin e Kongreseve diten e hene. Ndersa vendi i varrimit nuk ka medyshje pikerisht aty tek tyrbet e paraardhesve ne oborrin e Kryegjyshates ku jane varrosur dhe gjithe Kryegjyshet e tjere Boterore.
Por nen ze peshperisin edhe se kush mund ta zere vendin e tij. Ka per te qene lufte e forte sepse ketu ka klane degjon nje besimtar qe deshiron te mbetet anonim. shte ende heret per te folur per kete. Megjithate dihen rreth 3-4 kandidatura por asnje nuk mund ta dije ende sakte pasi ne jemi institucion demokratik dhe cdo gje zgjidhet ne kongres thote sekretari i Pergjithshem i Kryegjyshates se Bektashinjve Nuri uni. Aq demokratike jemi saqe as Baba Reshati vete nuk ka pasur te drejte por edhe nuk ka dashur te lere me testament pasardhes shton ish-keshilltari i tij Tomorr Aliko. Por a do te kete te tjere po aq demokrate sac thone per Baba Reshatin edhe pas tij
Interviste me keshilltarin e pare te Baba Reshatit dhe dervishin e nderit Tomorr Aliko
Pasardhesin do e zgjedhim me votim
Zoti Aliko Baba Reshati ka qene semure rende prej 6 muajsh dhe gjate kesaj kohe dhe mund te jene permendur deri diku kandidatura te mundshme per ta zevendesuar. Mund te na thoni se cilet
Per ate qe do te zevendesoje Baba Reshatin eshte heret te flitet.
Ne kemi nje statut te sakte per kete qe do te zbatohet pike per pike. Do te mblidhet kongresi i jashtezakonshem keshilli i pergjithshem bektashian me 32 vete nga dy baballare apo dervishe per teqe. Mund te kete 3-4 emra por nuk me lejohet ti them e plus kesaj kongresi mund te vendose te kunderten.
Pikerisht kete vit mbushen dhe pese vjetet e ciklit nga hera e fundit e mbajtjes se kongresit. Por them se do te presim te mbaroje edhe odeoni i ri qe ta zhvillojme aty kongresin. Kete odeon e nismoi Baba Reshati por me dhemb qe nuk e gezoi dot. Edhe i semure e kishte merak dhe shkonte e shikonte.
Kur perfundon odeoni
Besojme se per nja gjashte muaj.
Gjate kesaj kohe kush do ta drejtoje Kryegjyshaten
shte perseri heret te flasim por besoj do te kemi nje drejtues te komanduar te perkohshem.
A la vete Baba Reshati ndonje emer te mundshem ne vend te tij perpara se te vdiste
Ne statutin tone nuk ka askush te drejte te lere testament. Dhe ne fakt Baba Reshatin e pyeten perpara se te vdiste se ke kishte lene Ai ne fillim iu pergjigj Nuk do te vdes. Ishte pikerisht nje jave perpara se te vdiste. Dhe mua mu mbushen syte me lot kur e degjova. Me pas kur ia perseriten pyetjen tha Nuk mund ta di une. E di vetem Zoti lart.. Dhe ne fakt ai kohet e fundit nuk eshte se mbajti afer pas vetes ndonje shume te preferuar. Edhe pse kishte dy baballare disponibel dhe dy keshilltare pas vetes.
fare eshte kusht per tu bere kryegjysh boteror i bektashizmit
Duhet te kesh shenjteri. Nuk mund te them se cili nga keta qe pretendojne per kete post ka shenjteri. Nuk eshte se kane jetuar ne Tirane qe ti njohim fare mire. Dihet qe teqet jane te shperndara ne gjithe Shqiperine. Ndaj duhen provuar dhe koha do ta tregoje.
fare lloj shenjterish
Po ka raste kur ndonje grua qe slindte femije dhe thuhet se lutjet e kane ndihmuar ndonje i semure qe sherohet prej tij etj.
Dhe kryegjyshi duhet edhe i pamartuar.
Po. Teresisht virgjeret sic e quajme ne. Dhe per tu bere Baba ose Dervish nese ke pasur familje duhet ta lesh totalisht gruan dhe femijet. Ndersa kryegjyshi duhet te kete qene fare i pamartuar.
Ka kusht per arsimimin
Arsimimi nuk eshte kusht. Shenjteria nuk varet fare nga shkolla. Shkolla e vertete e klerikeve tane eshte teqeja me librat. Dhe ne pergjithesi ne me arsim fillor i kemi kleriket. Nuk kemi as shkolla bektashiane por studentet tane tani shkojne ose ne Medrese ose ne shkolla te caktuara ne Iran Turqi etj.
Mjeku Vuante prej 10 vjetesh nga zemra dhe diabeti
Firdos Vorpsi ka qene mjeku i tij vetjak i zemres. Por sigurisht qe mundet te shpjegoje dhe zinxhirin e gjithe semundjeve te tjera qe i paraprine me te rendes. Baba Reshati ka kaluar shume semundje diabet infarkt dhe bay pass aneurizem te aortes me dy operacione ne SHBA per kete thote Vorpsi. Derisa ne SHBA u konfirmua diagnoza se ai vuante edhe nga tumori ne pankreas. Ne SHBA i thane qe eshte nje tumor i paoperueshem dhe pa shprese thote Firdos Vorpsi. Dhe megjithe trajtimet qe i zgjaten jeten nuk munden tia shpetojne ate. Nderroi jete ne nje spital te Tiranes.
Kujton mbesa Mimoza Bardhi
Jetoi 20 vjet beqar ne nje shtepi me ne
Si e ka perballuar psikologjikisht semundjen
Me ka mrekulluar. Nuk kam degjuar prej tij as renkimin me te vogel. Ka pritur dhe ka percjelle njerez deri ne castet e fundit. Domethene e ka kryer misionin e tij deri ne fund. Aty ne spital ku dha edhe frymen e fundit.
Kush i qendroi afer ne castet e fundit
Baba Reshati ka shume niper e mbesa. Nga te fundit qe qene prane tij ishin vellai i tij babai im vellezerit e mi une etj edhe kur gjendja u rendua shume.
Dihet qe kryegjyshet nuk martohen kurre dhe kesisoj smund te kishte prane femije te tij. Nuk shprehte ndonjehere keqardhje per kete
Po. Ka qene i pamartuar. Por nuk ndihej keq. Na ka perjetuar ne niperve dhe mbesave si femijet e tij. Ka qene shume i dedikuar ne besimin e tij. Shume i vendosur ne zgjedhjen qe kishte bere. Edhe ne u rritem me ate fryme dhe e perjetuam si normale beqarine dhe besimin e tij.
Ku dhe me ke ka jetuar Baba Reshati ne vitet kur nuk mund te ndiqte haptas besimin e tij e te jetonte ne teqe
Ka jetuar ne nje shtepi me ne domethene me familjen e vellait te tij per njezet vjet. Ne nje hapesire prej dy dhoma e nje kuzhine ku nje dhome ishte gjithmone e tij. Tek rruga Riza Cerova prane Medresese. Pikerisht aty ka jetuar Baba Reshati. Deri ne 14 mars te 1991 kur u rihapen kishat xhamite dhe teqete ne Shqiperine postkomuniste. Ne kete date u rikthye ne ndertesen e ish-Kryegjyshates Boterore te shnderruar ne azil e qe atij i takonte ta rikthente ne identitet dhe institucion me emer.
Aty ne shtepine tuaj a e ushtronte besimin
Po. Baba Reshati e ka ushtruar me kujdes por gjithmone aty ne shtepi. Tek ne vinin fshehur shume njerez qe kishin probleme dhe kerkonin shpetim nga Baba Reshati. Ne luteshim per besimtaret me probleme te medha. Mblidheshin 20-25 veta pikerisht brenda shtepise sone te vogel dhe luteshim. Edhe duke kenduar pasi kenget-lutje ishin nje menyre per ta bere lutjen jo te merzitshme.
Sa veshtiresi pati tek ju te pasurit nje xhaxha ish-dervish ne ato vite
Sigurisht qe ka pasur veshtiresi. Une nuk mora dot shkollen qe doja per shembull.
Ndjenit mbaresi qe kishit nje xhaxha shenjt
Ndjenim mbaresi per sa kohe nuk u perballem me shtetin me probleme te renda.
Me cndiej e keni adhuruar. Dhe cfare permbante dhe permban ky adhurim mund ta pershkruash
Baba Reshati ishte mireberes gjithe kohes dhe kete na e injektoi edhe neve. Njeri shume i thjeshte. Deri ne castet e fundit. Mjeket na thane se kemi kaluar shume paciente por Baba Reshati perconte nje lloj butesie dashamiresie te pazakonte. Me vone ai u perfshi shume ne jeten sociale. I perjetonte shume gjerat sepse ishte natyre shume e ndjeshme.
Urtesia ishte nje tjeter virtyt qe ai na percoi. Duke na keshilluar gjithmone Tolerance Tolerance per cdo gje. Dhe ne e perconim frymen e tolerances kudo. E vetmja gje qe nuk perconim jashte mureve asokohe ishte te tregonim se ne shtepine tone kryeheshin rite fetare.
fare ritesh konkretisht
Po ja. Festa e hashures argjerimi. Dhjete dite perpara agjerimit nuk pinim uje nuk hanim prodhime mishi etj. Baba Reshati kishte edhe shume libra te vetmet qek ishin shpetuar nga Kryegjyshata pas mbylljes. I lexonim edhe ne dhe brymoseshim ne shpirt. Kishte libra mistike filozofike me fjale te urta. Dhe kjo u reflektua ne edukaten qe morem ne si femije. Dhe me gjithcka qe kishte ne do te na mungoje shume.
Kryegjyshata Boterore ne Tirane qe nga 1930
Gjendet pikerisht ne Tirane qe prej vitit 1930. Pasi Turqia ne 1925-en suprimoi tafrikatet dhe besimet e tjera dhe la vetem islamin dhe mexhitet atehere krygjyshata boterore qe ishte ne qytetin Kreshejer ne Anadoll afer Ankarase u mbyll. Pas bisedimeve qe Sali Njazi Dede pati me baballare e dervishe ne vende te tjera u vendos qe kryegjyshata boterore te hapej ne Shqiperi fillimisht ne Korce ne janar te 1930 dhe nje vit me pas u transferua ne Tirane. Por qe ne 1967 do te mbyllej dhe shnderrohej ne azil pleqsh. Bektashizmin e mbajti gjalle teqeja e Baba Rexhepit ne Detrioit teqeja e Gjakoves Pejes ne Greqi Bosnje etj. Teqeja e Tiranes u rihap ne 22 mars te 1991 bashke me nje feste te Sulltan Novruzit dhe ne pranine edhe te Nene Terezes.
Odeon i ri boteror i bektashizmit
Nje odeon madheshtor. Nje qender e madhe e Kryergjyshates Boterore. Pikerisht aty ne oborrin e asaj ekzistues. Ka filluar te ngrihet qe ne vitin 2004. E deri tani sic thote Sekretari i Pergjithshem i Kryegjyshates Nuri uni jane derdhur ne te 2-3 miliarde leke. Te mbledhura si dhurata nga besimtaret fale emrit te madh qe gezonte Baba Reshati. Pervecse objekt kulti per tu falur do te jete edhe nje qender e madhe kulturore muze boteror i bektashizmit biblioteke boterore e bektashizmit etj shpjegon Nuri uni. Kane ngecur disi punimet per fonde te tjera por besojme se brenda gjashte muajve ajo do te perfundoje se ndertuari. Na vjen vetem keq qe Baba Reshati i cili e nismoi nuk e gezoi thote Tomorr Aliko ish-keshilltar i pare i Baba Reshatit.
Biografia
Reshat Bardhi ka lindur ne 4 mars 1935 ne fshatin Lusen te Kukesit. Ne moshen 6-7 vjecare mesoi shkrim e kendim ne shqip dhe arabisht nga hoxha i fshatit qe kishte studiuar ne Stamboll dhe qe nguliti te djaloshi i vemendshem edhe shprehjet e para teorike dhe praktike te riteve fetare myslimane.
Pas vitit 1944 familja Bardhi vendoset ne Tirane prane vendit ku ndodhet selia e shenjte e Kryegjyshates Boterore. Pas shkolles Reshati ne kohen e lire studion Kuranin dhe bisedonte shpesh me dervishe dhe baballare ne Kryegjyshate. Duke pasur udheheqes shpriteror kryegjyshin boteror te kohes Ahmet Myftarin ne 1954 Reshat Bardhi vishet dervish. Por te dy bashke shteti komunist i internon ne Drizar te Mallakastres ne 1958-en.
Nga ky vit deri ne 1967 provoi nje sere torturash psikologjike dhe fizike te shtetit komunist. Por serish ne Drizar do te niseshin e shkonin besimtare nga gjithe Shqiperia. Me rrenimin perfundimtar te objekteve te kultit ne Shqiperi ne 1967 dervish Reshat Bardhi do te shkonte ne Tirane per te provuar te tjera vuajtje. Deri ne vitin 1991 ka punuar si punetor krahu duke mos e humbur asnjehere besimin te Zoti. Ka jetuar te te afermit e tij shtepia e te cileve sherbeu si teqe.
Pas vitit 1991 dhe ringritjes se besimit fetar Reshat Bardhi u shpall Kryegjyshi Boteror i Bektashinjve me titull Dede grade qe e mbajti deri me sot. U be promotor i gjallerimit te besimit bektashian i ngritjes se objekteve te kultit brenda dhe jashte territorit te vendit dhe shembull i tolerances nderfetare. shte shpallur qytetar nderi i Tiranes Beratit Krujes Bulqizes Martaneshit Kukesit Mallakastres dhe Diaspores Shqiptare. Ne vitin 2003 eshte nderuar nga ish-presidenti Sali Berisha me titullin Pishtar i demokracise.
Ne 2005 Presidenti Moisiu e ka dekoruar me Urdhrin Naim Frasheri i Arte. Ndersa ne prill 2010 Presidenti Topi e dekoron me Urdhrin e Larte Gjergj Kastriot Skenderbeu. Ka marre pjese ne konferenca e takime nderkombetare te niveleve te larta fetare ne Turqi Amerike Iran Gjermani Itali Azerbajxhan Maqedoni Bosnje Kosove Japoni.
shte vleresuar nga presidenti Xhorxh Bush ne lidhje me qendrimin ndaj aktit terrorist te 11 Shtatorit. shte nderuar personalisht nga Papa Gjon Pali II per dialog ne te miren e paqes ne janar te 2002. Ne maj te 2010 ne orum te Turqise pritet nga ministri i Shtetit i Turqise dhe i jepet simbolika e paqes per kontribut te shquar ne tolerancen fetare.