E Enjte, 5 Nëntor 2026

Kryemadhi zgjedh të jetë deputete e Fierit, në Kuvend hyn Petrit Vasili

Kryetarja e Lëvizjes Socialiste për Integrim, Monika Kryemadhi ka vendosur të zgjedhë mandatin e deputetit në qarkun e Fierit. Lajmin e ka bërë të ditur Komisioni Qendror i Zgjedhjeve, i cili ka publikuar një shkresë të depozituar nga LSI në KQZ, ku Kryemadhi vendos të zgjedhë mandatin e Fierit.

Në zgjedhjet e 25 prillit, Monika Kryemadhi arriti të fitonte mandatin si në qarkun e Tiranës edhe në qarkun e Fierit.

LSI në zgjedhjet e 25 prillit mori 4 mandate, 2 në Tiranë, një në Fier dhe një në Shkodër. Pas Kryemadhit dhe Erisa Xhixhos, në listën e Tiranës është Petrit Vasili.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›