Zyrtari i lartë i DASH viziton Shqipërinë në fund të muajit, takim me Ramën

Departamenti Amerikan i Shtetit njoftoi se ndihmës Sekretari i Përkohshëm për Çështjet Europiane dhe Euroaziatike, Philip Reeker, do të vizitojë Shqipërinë në fund të këtij muaji.
Diplomati i lartë i Uashingtonit do të mbërrijë në Tiranë më 30 qershor dhe, sipas DASH, ai do të takohet me kryeministrin Edi Rama dhe zyrtarë të tjerë të lartë në vend me temë diskutimi marrëdhëniet dypalëshe dhe fushat me shqetësim të dyanshëm.
Ndihmës Sekretari i Përkohshëm për Çështjet Evropiane dhe Euroaziatike, Philip T. Reeker, do të vizitojë Tiranën më 30 qershor, pas vizitës në Milano në 20-22 qershor. Lajmi është publikuar në faqen zyrtare të Departamentit Amerikan të Shtetit.
Reeker do të largohet një ditë më pas në drejtim të Ohrit për të marrë pjesë në konferencën “Rruga për në Presë”, ku SHBA synon që të vendosë theksin te dialogu dhe bashkëpunimi për të arritur progresin e të gjithë rajonit.
Në Maqedoninë e Veriut ai do të takohet me kryeministri vendas, Zoran Zaev, ministrin e Jashtëm, Bujar Osmani dhe zyrtarë të tjerë të lartë vendas.