E Diel, 1 Nëntor 2026

Kryeministër, ç’do të bësh me ‘Civilna Zaštita’?

Edhe nëse zbatohet pikë për pikë marrëveshja e arritur në mes të Qeverisë së Kosovës dhe asaj të Serbisë, veriu i vendit rrezikohet të mbesë “përjetësisht” nën kontrollin e strukturave të sigurisë që veprojnë në këtë zonë për më shumë se një dekadë.

Deputetët kosovarë shprehin dyshime të mëdha se marrëveshja Thaçi-Daçiq do ta shpërbëjë formacionin e ashtuquajtur Mbrojtja Civile, që në veri njihet si “Civilna Zashtita”, dhe i cili besohet se i ka rreth gjashtëqind pjesëtarë.

Në fakt, me marrëveshjen e arritur në mes të dy palëve, Qeveria e Kosovës ka pranuar që pjesëtarët e këtij formacioni të futen në institucionet e Kosovës, përkatësisht të transferohen në Policinë e Kosovës.

“Anëtarëve të strukturave serbe të sigurimit do t’iu ofrohet nga një vend në strukturat ekuivalente kosovare”, thuhet në pikën e tetë të marrëveshjes Thaçi-Daçiq.

Kryetari i Komisionit Parlamentar për Punë të Brendshme, Siguri dhe Mbikëqyrjen e FSK-së, Ahmet Isufi, beson se nëse pjesëtarët e Mbrojtjes Civile do të futen në Policinë e Kosovës, veriu përherë do të jetë nën tensione dhe nuk do të ketë siguri. /Indeksonline/
 

Më shumë nga Kosova

Të gjitha ›