E Diel, 1 Nëntor 2026

Daçiqi pret njëfarë marrëveshje për marrëveshjen

Kryeministri dhe ministri serb i Policisë Ivica Daçia ka deklaruar sot se Serbia – nëse dëshiron të marrë datën ( për fillimin negociatave për anëtarësim në BE) - duhet të arrijë “njëfarë marrëveshje” për planin e implementimit të Marrëveshjes së Brukselit.Kryeministri pret që ky plan mund të arrihet gjatë javë së ardhshme.

Duke i përgjigjur në pyetjet lidhur me takimin me kryeministrin e Kosovës Hashim Thaçi ( më 21 maj në Bruksel) Daçiq ka thënë se do të shihet si do të zhvillohet takimii.

"Nëse duam të marrim datën, duhet ë të shkohet në një marrëveshje për planin e implementimit. Askush nuk pret që implementimi të bëhet brenda 15 ditëve të ardhshme, por njëfarë plani se si dhe kur duhet implementuar, për të duhet të arrihet marrëveshja gjatë javës së ardhshme ", ka thënë Daçi, njoftojnë medie serbe.

Ai ka theksuar se Serbia dëshiron të arrihet pajtimi dhe konsideron se nuk do të ishte mirë që pas nënshkrimit të Marrëveshjes të mos arrihet plani për implementim të saj.

"Por nga ana tjetër, ka kufij të cilët nuk mund t’i kalojë Serbia”, ka thënë Daçiq./Indeksonline./ 

Më shumë nga Kosova

Të gjitha ›