Kryeministrat e Sllovenisë dhe Kroacisë takohen me Tadiç
“Objektivi i takimit është forcimi i qëndrimeve në prag të konferencës për Ballkanin Perëndimor”, njofton zyra e kryeministrit slloven, Pahor. Takimi mes tyre do të zhvillohet nesër në ora 15:00 në qytetin slloven Ptuj, pranë kufirit me Kroacinë konferenca, ndërsa për të cilën do të diskutohet është paraparë të mbahet më 20 mars në Slloveni.
Kryeministri slloven, Pahor ka thënë se pritet që presidentët e Kosovës dhe Serbisë, përkatësisht Fatmir Sejdiu dhe Boris Tadiç të marrin pjesë në konferencë.Ditë më parë presidenti Sejdiu deklaroi se do të marrë pjesë në konferencë vetëm si president i Kosovës dhe jo si anëtar i delegacionit të UNMIK-ut.
Zëdhënësi i Ministrisë së Jashtme sllovene Milan Balaziç, nuk konfirmoi praninë e dy presidentëve në konferencë, por shtoi se përpjekjet për organizimin e këtij takimi vazhdojnë dhe janë pranë suksesit.