E Diel, 1 Nëntor 2026

Kryeministri Berisha ngushëllon familjen e aktorit Ndrek Prela, për ndarjen e tij nga jeta

Kryeministri  Berisha i dërgoi sot,një mesazh ngushëllimi familjarëve të aktorit të teatrit Migjeni në Shkodër Ndrek Prela, i cili u nda nga jeta.

Në nderim të njërës prej figurave më të njohura të artit skenik shqiptar, Kryeministri në mesazhin  e tij shprehet:

“Ndarja e nga jeta e Ndrek Prelës,  njërit prej personaliteteve më të shquara të botës skenike shqiptare përbën një humbje të madhe për  teatrin, botën e artit dhe mbarë Shqipërinë.

Ndrek Prela lë pas, një trashëgimi të shkëlqyer në kulturën dhe artin skenik shqiptar. Duke u shprehur ngushëllimet më të sinqerta për humbjen  e njeriut tuaj të dashur, i lutem Zotit që shpirti tij të gjejë paqen e amshuar.


15/10/2011

Më shumë nga Zyrtare

Të gjitha ›