Kryeministri Berisha: Rruga hyrëse e Beratit, një ndër hyrjet më të bukura në Shqipëri, e denjë për trashëgimin kulturore të këtij qyteti

Kryeministri Berisha inauguroi sot rrugën hyrëse të qytetit të Beratit, me vlerë 4.5 milion euro. Rruga e parametrave tërësisht evropiane, është me 4 korsi, e pajisur me ndriçim artistik, trotuare e lulishte në të dy anët e saj.
Në përshëndetjen drejtuar banorëve, Kryeministri Berisha shprehu kënaqësinë për inaugurimin e kësaj rruge, duke e cilësuar atë një hyrje moderne, ndër hyrjet më të bukura në Shqipëri, e denjë për qytetin e Beratit dhe për trashëgiminë kulturore të tij. Kryeministri premtoi se në mandatin e dytë do të asfaltohet rruga që fillon nga Berati dhe përfundon në Këlcyrë, si dhe do të asfaltohet çdo rrugë dhe çdo rrugicë e këtij qyteti. “Ju garantojmë se projekti i më energjik i qeverisë sonë do të jetë boshti i Jugut.”, u shpreh kryeministri Berisha.
Kryeministri tha se na katër vitet që vijnë qeveria do të shumëfishojë investimet në këtë qytet, i cili mahnit çdo vizitor, duke kthyer Beratin në një qendër të fuqishme turistike. “Rrugë të reja do të ndërtojmë, rrugët e vjetra nuk do ti braktisim, por do ti rindërtojmë ato. Berati i katër viteve që vijnë do të jetë Berati i potencialit të jashtëzakonshëm turistik, do të jetë Berati që do të mirëpresë qindra e mijëra turistë nga mbarë Evropa dhe bota, do ti paraqesë atyre visaret e çmuara të trashëgimisë së tij kulturore, por edhe bukurinë mahnitëse të Tomorit dhe të zonave të tjera turistike.”
Gjatë këtyre katër viteve në Berat është investuar 10 herë më shumë se në qeverisjet socialiste, janë ndërtuar 38 rrugë, 25 shkolla,9 ujësjellës dhe 18 qendra ambulatore. Në bujqësi e pemëtari, ullinj, qeveria ka subvencionuar fermerët 180 herë më shumë se qeverisja socialiste.
24/06/2009