E Diel, 1 Nëntor 2026

Kryeministri Berisha: Domosdoshmëri, zbatimi i VKM për punën me tre turne të firmave ndërtuese,të angazhuara në vepra publike

Në mbledhjen e sotme të qeverisë, Kryeministri Berisha kërkoi nga Ministri I Punëve Publike ngritjen e një “Task Force”, për ndjekjen dhe zbatimin me përpikmëri të  Vendimit  të Këshillit të Ministrave, i cili përcakton punën me tre turne të  firmave ndërtuese, të angazhuara në vepra publike.  

Duke vlerësuar shumë të rëndësishëm faktorin kohë, Kryeministri  tha  se do të ndërmerren masa ligjore, të parashikuara në ligj, për ata që nuk e zbatojnë këtë vendim . 

“Zoti Ministër i Punëve publike, konstatohet se  një seri firmash nuk punojnë turni i tretë,kërkoj ngritjen e një Task Force nën drejtimin tënd personal  dhe  zbatimin me rigorozitetin më të madh të ligjit. Koha është më e çmuara për ne. Këta zotërinj kur fitojnë tenderët e pranojnë vendimin  e qeverisë për punën me tre turne. Natyrisht ky vendim nuk mund të zbatohet në çdo kohë klimaterike, por tani e deri në tetor, ai që nuk e zbaton këtë vendim, duhet të ndëshkohet në përputhje me ligjin.  Ndëshkimet janë të mjaftueshme, por  po të jetë e nevojshme, do ti shtojmë. Çdo kompani duhet ta ketë të qartë se për ne, koha ka çmimin më të lartë.


08/07/2009

Më shumë nga Zyrtare

Të gjitha ›