Kryeministri Berisha: Shpenzimet operative do të shkurtohen me 10 përqind

Gjatë mbledhjes se qeverisë, Kryeministri Berisha udhëzoi ministrat e kabinetit qeveritar, që deri në fund të muajit korrik, të finalizohet projekt-buxheti i vitit 2010. Lidhur me këtë Kryeministri Berisha kërkoi që ky buxhet do të jetë buxheti i antifragmentarizmit. Kryeministri theksoi se është mjaft e rëndësishme dhe duhet të jetë e prerë, që në këtë buxhet të ketë përqendrim në projektet më të mëdha dhe qenësore, në mënyrë që të mos shkohet në fragmentim. Kryeministri gjithashtu nënvizoi se fragmentimi është një dukuri që e avullon buxhetin dhe e bën atë të pandjeshëm.
Kryeministri Berisha kërkoi nga ministrat e kabinetit qeveritar shkurtim të shpenzimeve operative në masën 10 përqind, në një kohë kur ekonomia botërore po kalon një krizë financiare. Gjithashtu Kryeministri u shpreh se në hartimin e projekt-buxhetit të vitit 2010, ministritë e kabinetit qeveritar do të asistohen në çdo hap dhe në mënyrë permanente nga Ministria e Financave.
08/07/2009