E Diel, 1 Nëntor 2026

Kryeministri Berisha: Energjia e rinovueshme gjithnjë në krye të axhendës së qeverisë

Kryeministri Berisha tha sot në mbledhjen e këshillit të Ministrave se çështjet energjisë së rinovueshme janë gjithnjë në krye të axhendës së qeverisë. Në këtë kontekst, Kryeministri bëri të ditur vendimin e qeverisë për blerjen me çmimin e e importit plus transmetimit, të të gjithë energjisë së prodhuar në vend nga HEC private. Kryeministri shpjegoi se me këtë vendim iu jepet garanci  maksimale ndërtuesve të Hec-ve, që do ju blihet energjia, duke iu lënë gjithashtu mundësinë për ta eksportuar dhe për të bërë marrëveshje.

Lidhur me këtë vendim, kryeministri Berisha u shpreh:

“Këtu janë një seri vendimesh, por dy janë më të rëndësishmet, për problemin së pari energjinë e rinovueshme. Qeveria vendos sot blerjen me çmimin e importit plus transmetimit, të të gjithë energjisë së prodhuar në vend nga HEC private, koncesion, ose të blerë. Me këtë vendim iu jepet garanci maksimale ndërtuesve të Hec-ve, atyre që kanë përfunduar dhe që e kanë të garantuar në përputhje me kapacitetin e prodhimit, por dhe të atyre që ndërtojnë ose disponojnë HEC më të mëdha se sa kapaciteti i mëparshëm i prodhimit dhe natyrisht duke u zotuar që do ju blihet energjia, u lihet gjithnjë e mundshme për ta eksportuar për të bërë marrëveshje.

Tregu është i lirë, por në rast se supozojmë që nuk gjejnë treg, tregu shqiptar është i garantuar. Shqipëria do të ble atë energji me atë çmim që ajo shitet në bursë plus transmetimin.”


12/12/2012

Më shumë nga Zyrtare

Të gjitha ›