E Shtunë, 31 Tetor 2026

Kryeministri Berisha Ironizon librin e Rames

Duke folur gjate mbledhjes se qeverise kryeministri Sali Berisha ka ironizuar serish librin e kreut te PS-se Edi Rama duke theksuar se ky liber botohet ne prag te daljes se tij ne pension duke e cilesuar ate si nje liber kujtimesh. Pasi sipas kreut te shtetit politikanet e vetmja gje qe mund te bejne eshte te shkruajne kujtimet e tyre perpara se te dalin ne pension dhe kjo qe po ndodh eshte bere dukuri e zakonshme. Edhe libri i fundit kur hidheshin themelet e korrupsionit ne bashki eshte i kesaj gjinie i kujtimeve ne prang te pensionit politik te kryetarit te Partise Socialiste.Me tej Berisha ka theksuar se Shqiperia nuk mund te jete Shqiperia e kujtimeve por ajo e te ardhmes eshte ajo dixhitale. Gjithashtu kryeministri Berisha foli dhe per buxhetin e vitit 2012 i cili do te perqendrohet tek realizimi i objektivave kryesore te politikes se qeverise dhe te mbajtjes se premtimeve kryesore te mazhorances pasi investimi ne burime njerezore eshte dhe mbetet investimi i te gjitha investimeve. Sipas tij viti 2012 do te shenoje serish rritje ne menyre te ndjeshme te rrogave dhe pensioneve per me shume se 820 mije familje shqiptare. Ai ka theksuar se buxheti do mbeshtese fuqishem te gjitha projektet per nje Shqiperi dixhitale madje Berisha u kerkoi dhe ministrave ta vendosin ate si projektin me te rendesishem. Sipas kryeministrit viti i ardhshem duhet te shenoje reformen e sistemit te shendetesise prones dhe ne sistemin e sherbimeve publike tatimeve etj.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›