Qeveria ndihmon financiarisht 5 vende

këshilli i Ministrave
Qeveria shqiptare ka miratuar vendimin për dhënien e një kontributi financiar në ndihmë të tre vendeve, të prekura nga katastrofat natyrore.
Këshilli i Ministrave miratoi dhënien e ndihmës financiare prej 100 mijë dollarë Turqisë, në lehtësimin e dëmeve të shkaktuara nga tërmeti i pak ditëve më parë.
Gjithashtu u miratua dhënia e ndihmës financiare prej 100 mijë dollarë për Pakistanin, në lehtësimin pasojave të shkaktuara nga përmbytjet.
Po ashtu, qeveria miratoi edhe dhënien e ndihmës financiare prej 50 mijë dollarë për vendet e Bririt të Afrikës: Somali, Etiopi, Xhibuti, në ndihmë të popullsisë së këtyre vendeve të prekur nga një varfëri e thellë, si pasojë e thatësirës së tejzgjatur në këto vende.
Me këtë hap, Shqipëria i bashkohet thirrjes së Shteteve të Bashkuara të Amerikës, për solidaritet për vendet e Bririt të Afrikës.