OSBE: Duhet angazhim kundër korrupsionit

Zv/ambasadori i Prezencës së OSBE në Shqipëri, Dan Redford, theksoi rëndësinë e bashkëpunimit të të gjithë institucioneve për të parandaluar korrupsionin.
“Angazhimi i tyre për të luftuar korrupsionin nuk pasohet gjithmonë nga një zbatim konsistent i legjislacionit ekzistues dhe kjo vlen jo vetëm për qeverisjen. Dhe siç e dimë nga shumë raporte kombëtare dhe ndërkombëtare, korrupsioni mbizotëron në shumë sektorë dhe mbetet një problem serioz për shoqërinë shqiptare. E pikërisht në këtë kontekst duhet të shihen edhe shumë përpjekje koordinuese që bëjnë aktorët kombëtarë, përfshi edhe ILDKP. Të gjitha përpjekjet do të kenë sukses vetëm nëse të gjithë zyrtarët, ata publikë dhe ata të zgjedhur në institucione, nivele lokale dhe qendrore marrin një angazhim personal për ta zhdukur me rrënjë korrupsionin. Ju mund ta bëni këtë nëse të gjitha partitë politike, pavarësisht bindjeve të punojnë së bashku”, theksoi ai.
Në fjalën e tij, kreu i ILDKP-së, Adriatik Llalla, theksoi rëndësinë e njohjes dhe zbatimit në praktikë të dispozitave ligjore për parandalimin e konfliktit të interesit, si një hap shumë i rëndësishëm në luftën kundër korrupsionit. "Pavarësisht përkatësive politike të gjithsecilit prej jush, lufta kundër korrupsionit është një çështje që na përket të gjithëve. Dhe kjo luftë nis pikërisht në zbatimin e standardeve ligjore për shmangien e interesit privat në vendimet publike", u shpreh Llalla.
Gjithashtu, Inspektori i Përgjithshëm shprehu bindjen se 'nëse anëtarët e Këshillit Bashkiak të Tiranës do të jenë të parët që do të veprojnë në bazë të standardeve më të mira të kërkuara nga partnerët evropianë, ky do të ishte një sinjal shumë i fortë pozitiv për të gjithë drejtuesit dhe vendimmarrësit e pushtetit lokal në Shqipëri'. /Start/
2011-10-26 15:01