E Diel, 1 Nëntor 2026

Kryeministri Berisha: Ligji i ri për koncesionet dhe partneritetin publik privat i jep një koncept të ri dhe nxitje të fuqishme këtij partneriteti dhe pjesëmarrjes së tij në veprimtari të rëndësishme ekonomike

Këshilli i Ministrave shqyrtoi në mbledhjen  e sotme projektligjin “Për koncesionet dhe partneritetin publik privat”. Kryeministri vlerësoi ligjin e mëparshëm për koncesionet, i cili në fushën e energjetikes ka funksionuar në mënyrën më të fuqishme, por vuri në dukje se këtij ligji i mungonte qartësia e partneritetit publik, privat.

Kryeministri shpjegoi se ligji i ri bën dallimin e koncesionit nga partneriteti publik privat dhe decentralizon plotësisht procesin e partneritetit. “Pra në të vërtetë njësitë kontraktuese të partneriteteve dhe koncesioneve janë tashmë të pavarura nga Këshilli i Ministrave. Në dallim nga ligji i parë, ato veprojnë në mënyrë autonome dhe nuk është Këshilli i Ministrave që përcakton bonuset dhe probleme të tjera.”, sqaroi kryeministri.

Kryeministri shpjegoi se për sa u përket Hec-ve, ligji mban në fuqi nenin e quajtur “swiss article”, nenin zviceran, i cili është marrë nga  Kodi i Organizatës botërore të Tregtisë dhe ky nen do të jetë në fuqi deri në fund të mandatit të ardhshëm 2017, ku më pas do të zëvendësohet me nenin respektiv.

Kryeministri u shpreh se ky është një ligj jashtëzakonisht i rëndësishëm dhe i domosdoshëm për vendin sepse i jep një koncept të ri dhe një nxitje të fuqishme partneritetit publik privat, pra pjesëmarrjes së sektorit publik dhe atij privat në ndërtime veprash të rëndësishme, në veprimtari të rëndësishme ekonomike.

Më gjerësisht, kryeministri u shpreh për këtë projektligj:

“Çështje  e rëndësishme e kësaj mbledhje, është një ligj shumë i rëndësishëm, ligji për koncesionet dhe partneritetin publik, privat. Ne kemi patur një ligj të shkëlqyer për koncesionet, i cili në fushën e energjetikes ka funksionuar në mënyrën më të fuqishme, por këtij ligji i mungonte qartësia e partneritetit publik privat. Pra, ligji bën dallimin  e koncesionit nga partneriteti publik, privat. Ligji decentralizon plotësisht procesin  e partneritetit. Pra, në të vërtetë njësitë kontratuese të partneriteteve dhe koncesioneve janë tashmë të pavarura nga Këshilli i Ministrave. Në dallim nga ligji i parë, ato veprojnë në mënyrë autonome dhe nuk është Këshilli i Ministrave që përcakton bonuset apo probleme të tjera. Për sa u perket HEc-ve, ligji mban në fuqi nenin e quajtur swiss article, nenin zviceran, i cili është marrë nga  Kodi i Organizatës botërore të Tregtisë dhe ky nen do të jetë në fuqi deri në fund të mandatit të ardhshëm 2017. Atëherë ky nen do të zëvendësohet me nenin respektiv. Ky është një ligj jashtëzakonisht i domosdoshëm për vendin sepse i jep një koncept të ri dhe një nxitje të fuqishme partneritetit publik privat, pra pjesëmarrjes së sektorit publik dhe atij privat në ndërtime veprash të rëndësishme, në veprimtari të rëndësishme ekonomike.


03/04/2013

Më shumë nga Zyrtare

Të gjitha ›