E Diel, 1 Nëntor 2026

Kryeministri Berisha Numerojme votat e atyre qe sdallojne ngjyrat

Kryeministri i vendit Sali Berisha ne nje dalje per mediat pasditen e sotme deklaroi se KQZ ka shpallur rezultatin paraprak i cili smund te konsiderohet si zyrtar.


Ndonese ligji shqiptar nuk parashikon nuk ka autorizuar KQZ te shpalle rezultat paraprak por de fakto teknologjia e numerimit e shkelqyer ne Shqiperi e jep kete automatikisht me mbylljen e numerimit ne qendren e fundit. Ky rezultat eshte shpallur nga kryetari i KQZ-se ne daljet e tij televizive si rezultat paraprak por qe nuk mund te quhet rezultat zyrtar paraprak sepse ligji sia ka dhene kete te drejte KQZ. tha Berisha para gazetareve.


Duke iu referuar deklarates se Rames pas perfundimit te numerimit ne KZAZ-te e Tiranes Berisha tha se me date 14 Edi Rama e deklaroi veten fitimtar dhe me ligjeraten e tij nuk permendi qofte edhe nje here te vetme rezultatin perfundimtar.


Ai mund te shpalle vetem rezultat perfundimtar dhe ta shpalle pas perfundimit te ankesave. Ate ligj e kane hartuar dy forcat politike se bashku me konsensus te plote.
Por pavaresisht nga kjoeshte theksuar edhe ne mbledhjen e qeverise de fakto dhe nga une ky eshte rezultati paraprak. Nderkohe kandidati i AQ u shpreh qarte se ai do te qendroje per numerimin e cdo vote per degjimin e zerit te cdo qytetari dhe nese sdo te ishte fitues do ta uronte ate publikisht. tha Berisha.


Berisha tha gjithashtu se rinumerimi i votave behet per ata 300 veta te cilet kane probleme me njohjen e ngjyrave sepse nje perqindje e madhe e meshkujve dhe 05 e femrave nuk i dallojne ngjyrat. Gjithashtu ka njerez te moshuar qe edhe mund te mos kene pasur perqendrimin e duhur tha Kryeministri duke justifikuar ne kete menyre rinumerimin e votave.



Më shumë nga Politika

Të gjitha ›