Grabiten nje misionar arrestohen 4 adoleshentet

Grabiten nje misionar te Korpusit te Paqes duke i marre gjithcka kishte me vete ndalohen 4 adoleshente nga Beleshi i Elbasanit. Policia e ka quajtur operacionin Maj 2011 ndersa jane vene ne pranga Endri Besim Hysa 18 vjecAgron Kamer Uruci 18 vjec E.A 17 vjec Ardjan Arben Tafani 18 vjec qe te gjithe banues ne fshatin Gradisht Belesh te rrethit te Elbasanit.
Arrestimi i tyre u be pasi ne bashkepunim me njeri-tjetrin kane vjedhur disa sende personale ne pronesi te nje shtetasi amerikan vullnetar i Korpusit amerikan te Paqes. Sendet e vjedhura jane 4 telefona celularesh te tipit Nokia 4 cope aparate fotografik te tipit Canon si dhe nje sasi parash. Mesohet se misionari i Korpusit te Paqes ka qene ne kete zone ku eshte duke u trajnuar per te sherbyer me pas ne territorin shqiptar. Njeherazi materialet iu kaluan Prokurorise se Rrethit Gjyqesor Elbasan per konsumim te veprave penale te vjedhje e kryer ne bashkepunim parashikuar nga nenet 134 e 25 te Kodit Penal.