Kryeministri Berisha: Qeveria do të përmbushë zotimin e saj për rritjen në vazhdimësi të rrogave dhe pensioneve
Në mbledhjen e sotme të qeverisë, kryeministri Berisha ritheksoi edhe njëherë se qeveria do ti përmbahet zotimit të dhënë para qytetarëve shqiptare për rritje të mëtejshme të pagave dhe pensioneve.
“Ka dhe një vendim për pagat, për të cilat më duhet të theksoj se do të rriten. Gjithashtu edhe pensionet do të rriten. Qytetarët shqiptarë duhet ta kenë shumë të qartë zotimin para tyre. Sa të na votojnë do të kenë rritje rrogash dhe pensionesh. Kjo është një kontratë të cilës ne i qëndrojmë.”
10/03/2010