E Shtunë, 31 Tetor 2026

Ministri Pollo: Lufta kundër korrupsionit, me një projekt të mbështetur nga KE

U zhvillua sot mbledhja e dytë e Komitetit Drejtues për zbatimin e projektit të “Luftës kundër korrupsionit”, drejtuar nga Ministri i Shtetit Z. Genc Pollo dhe Ambasadori i Delegacionit të Bashkimit Evropian z. Helmut Lohan, me pjesëmarrjen e përfaqesuesve të insitucioneve shqiptare, përfituese dhe të Këshillit te Evropës, që zbatojnë projektin e finacuar nga IPA me vlerë 2.1 mln Euro.

Në fillim të mbledhjes ministri Pollo deklaroi për mediat se: “Vullneti në luftën kundër korrupsionit ka prodhuar arritje e suksese në katër vitet e fundit, ç’ka është njohur, jo vetëm nga publiku shqiptar, por dhe nga Komisioni Evropian, në progres raportet e tij. Po kështu është shprehur nga Koorporata e Sfidës së Mijëvjeçarit e Qeverisë Amerikane, Transparency International, etj. Por korrupsioni ende mbetet një problem dhe luftimi më tej kundër tij mbetet një sfidë që duhet fituar. Tanimë kemi filluar një projekt të financuar nga Komisioni Evropian me zbatues Këshillin e Evropës për një shqyrtim e veprim qilizëm në çdo dikaster të shtetit e në çdo fushë të jetës, për të goditur, reduktuar e çrrënjosur praktikat abuzive dhe korruptive ”

Ky Komitet ka miratuar tashmë Planin e Veprimit për Zbatimin e Strategjisë Ndërsektoriale të Parandalimit e Luftës kundër Korrupsionit dhe Qeverisjes Transparente për këta 12 muaj, plan i cili detajon të gjitha veprimtaritë që çdo Ministri do të ndërmarrë për luftimin e korrupsionit, rishikimin e procedurave e të veprimtarive, ku korrupsioni është i mundur, si dhe masat që do të ndërmerren për ndëshkimin e keqbërësve, të përfshirë në akte korruptive.

Projekti ka ka dy qellime kryesore:

-Rritjen e zbatimit të politikave dhe strategjive kundër korrupsionit (Strategjia kundër Korrupsionit dhe Plani i Veprimit 2008-2013) në përputhje me rekomandimet e GRECO-s dhe MONEYVAL-in dhe angazhimet e Partneritetit Evropian.

-Parandalimin e luftimin e korrupsionit në sektorin e gjyqësorit, shëndetësisë, arsimit, bujqësisë etj.

Zbatimi i ketij projekti me kohëzgjatje prej 30 muajsh ka filluar në datën 1 shtator 2009. Ne këndveshtrimin strategjik dhe kuadrin e zbatimit te strategjise antikorrupsion, projekti IPA paraqet nje rendesi te veçante dhe konkrete e te prekshme. Ai synon permiresimin e zbatimit te strategjise nepermjet disa aksioneve, si :

-Dhënies së asistencës teknike/ligjore për një zbatim më të mirë të strategjisë në përgjithësi e objektivave strategjike me në veçanti.

-Zbatimin e plotë të rekomandimeve të GRECO-s dhe MONEVAL-it, në fushën e parandalimit dhe luftës kundër korrupsionit si dhe parandalimit të pastrimit të parave.

-Organizimin e trajnimeve në institucione të ndryshme shtetërore me qëllim kuptimin më mirë të strategjise, kuadrit ligjor në ketë fushë, duke synuar rritjen e kapaciteteve njerëzore, të cilët hartojnë akte, zbatojnë ligjin dhe raportojnë në lidhje me zbatimin e tij.


10/03/2010

Më shumë nga Zyrtare

Të gjitha ›