Kryetarja e Kuvendit, Jozefina Topalli takim me Kryetarin e Asamblesë së Madhe Kombëtare të Turqisë, Memet Ali Shahin
Duke i uruar mirëseardhjen, kryeparlamentari turk shprehu kënaqësinë për intensifikimin e dialogut politik nëpërmjet shkëmbimit të vizitave në nivelet më të larta dhe e siguroi Kryetaren e Kuvendit të Shqipërisë se vizita e saj kontribuon më tej në miqësinë historike midis dy popujve dhe vendeve tona.
Unë vlerësova fjalën tuaj në samitin Të drejtat e gruas lidhin Lindjen me Perëndimin dhe ju përgëzoj për aktivitetin tuaj, si një model suksesi edhe për gruan turke.
Kjo vizitë, vijoi ai, jo vetëm nxit bashkëpunimin tonë, tashmë të suksesshëm parlamentar, por i jep shtysë edhe marrëdhënieve ekonomike, bashkëpunimit në sektorë strategjikë dhe në fusha me interes reciprok. Kryeparlamentari turk vlerësoi realizimin sipas standardeve ndërkombëtare të zgjedhjeve të 28 qershorit, si një hap të suksesshëm në procesin e integrimit të Shqipërisë.
Turqia, tha z. Shahin, mirëpret këtë integrim, sepse e konsideron Shqipërinë një faktor stabiliteti dhe sigurie në rajon. Kryetarja e Kuvendit të Shqipërisë, pasi falënderoi për pritjen shumë të ngrohtë dhe miqësore që iu rezervua, vlerësoi se Shqipëria ka gjetur gjithmonë te Turqia një vend mik dhe mbështetës, gjë që u dëshmua edhe gjatë procesit të anëtarësimit të Shqipërisë në NATO dhe vazhdimin e bashkëpunimit të suksesshëm në këtë kuadër. Të dy homologët vlerësuan dinamizimin e marëdhënieve ekonomike midis dy vendeve, si rezultat i vullnetit të palëkundur politik. Kryetarja e Kuvendit të Shqipërisë theksoi se klima e favorshme ndaj biznesit të huaj ka rritur dukshëm numrin e investimeve turke në Shqipëri. Zonja Jozefina Topalli shprehu mirënjohje për ndihmën dhe mbështetjen e madhe që Turqia po i jep Kosovës, në mënyrë të veçantë njohjes së pavarësisë së saj.
Nga ana e tij, z.Shahin e siguroi Kryetaren e Kuvendit të Shqipërisë se Turqia është e angazhuar të ushtrojë ndikimin e saj në këtë proces. Ftesës së Kryetares për të vizituar Shqipërinë homologu turk iu përgjigj se unë ju pres të organizojmë së bashku Samitin e Kryeparlamentarëve të Europës Juglindore, që do të mbahet në maj të këtij viti në Stamboll dhe menjëherë pas kësaj, unë do të kem kënaqësinë të vizitoj Parlamentin shqiptar. Gjatë vizitës së saj, Kryetarja e Kuvendit, Jozefina Topalli bëri homazhe në nderim të figurës më të ndritur në historinë moderne të Turqisë, Mustafa Kemal Ataturk. Në librin e të ftuarve të nderit zonja Jozefina Topalli shkroi: Mustafa Kemal Ataturk mbetet për popullin turk heroi i pathyeshëm i lëvizjes për pavarësi dhe themeluesi e reformatori i guximshëm i shtetit modern turk. Kjo e ka kthyer figurën e tij në krenarinë e përjetshme të popullit turk, i cili e pagëzoi Mustafa Kemalin me emrin Ataturk ati i popullit turk.