Kryeministri Berisha: Qeveria do të shpërblejë komisionerët e numëruesit e votave të të gjitha partive, për kontributin dhe punën e tyre të lodhshme
Kryeministri Berisha, gjatë mbledhjes së qeverisë, falënderoi me shumë mirënjohje të gjithë komisionerët, numëruesit e votave, të të gjitha forcave politike, për bashkëpunimin luajal që dëshmuan, në përputhje me ligjin, në këtë proces zgjedhor.
Kryeministri theksoi, se qeveria aktuale do të vendosë për t’i shpërblyer këta komisionerë e numërues, sepse në këtë proces, ata kanë një kontribut madhor. Edhe pse ata janë anonimë në kuptimin e protagonizmit, janë institucioni më i rëndësishëm i zgjedhjeve. “Qeveria, ashtu siç cakton një bonus për punonjësit në fund të vitit, do ta bëjë këtë gjë për të gjithë komisionerët dhe veçanërisht numëruesit, të cilët për hir të së vërtetës, kanë pasur një detyrë jashtëzakonisht të lodhshme”, tha Kryeministri Berisha.
01/07/2009