Presidenti Topi merr pjesë në veprimtaritë përkujtimore me rastin e 20-vjetorit të rënies së “Perdes së Hekurt” në Hungari.

27 qershor 2009
Presidenti i Republikës, Prof. Dr. Bamir Topi ishte sot i pranishëm në veprimtaritë përkujtimore me rastin e 20-vjetorit të rënies së “Perdes së Hekurt” në Hungari, i ftuar nga Presidenti i Hungarisë, Lazlo Solyom.
Së bashku me personalitete të tjera të spikatura të politikës botërore, kryetarë të shteteve të vendeve anëtare të Bashkimit Evropian dhe të Aleancës së Atlantikut të Veriut, kryetarë parlamentesh dhe përfaqësues të lartë të organizatave ndërkombëtare, Presidenti Topi ndoqi nga afër ceremoninë e hapjes së kësaj veprimtarie madhështore nën kujdesin e Presidentit Solyom, Kryeministrit Bajnai dhe Kryetares së Parlamentit të Hungarisë, Szili, që filloi me një marshim të Trupës së Paradës Ushtarake në sheshin “Kossuth Lajos” dhe ngritjen, nën tingujt e himnit hungarez, të flamurit kombëtar të Hungarisë.
Në vijim, të ftuarit e nderit vizituan ekspozitën fotografike të 1989, e cila përcolli fakte, histori dhe personazhe të rëndësishëm, protagonistë të asaj kohe, si dhe përshtypje të veçanta tek vizitorët.
Momenti më i rëndësishëm dhe pika kulmore e festimeve, ishte takimi përkujtimor i zhvilluar në Sallën e Lartë të Parlamentit të Hungarisë. Presidenti i Hungarisë dhe të ftuar të tjerë iu drejtuan të pranishmëve me nga një fjalë përshëndetëse, ku u nënvizua rëndësia e kremtimit dhe e përkujtimit të ngjarjeve të tilla historike dhe shumë thelbësore në zhvillimet mbarëbotërore dhe se prania e personaliteteve të larta dhe të nderuara në një ngjarje të tillë tregon edhe një herë frymën pozitive të mirëkuptimit dhe të bashkëpunimit të kombeve për forcimin dhe konsolidimin e demokracisë kudo në botë në shërbim të paqes dhe të stabilitetit, si dhe në dobi të mirëqënies së popujve.
Gjatë këtyre aktiviteteve Presidenti Topi u takua dhe u përshëndet nga afër me homologë si Presidenti Këler i Gjermanisë, i Austrisë, Hajnc Fisher, i Sllovenisë, Danilo Tyrk, i Zvicrës, Hans-Rudolf Merc, e Finlandës, Tarja Halonen si dhe me Zëvendëspresidentin e Komisionit Evropian, Gynter Ferhojgen dhe me shumë personalitete të tjera të shquara politike dhe historike si Hans-Ditrih Gensher, Volfgang Shysel, Dejvid Prajs, Hendrik Jan Ormel, Paul Lendvai, Bronislav Komorovski, Nikolas Koh, etj.
Në përfundim të këtyre veprimtarive, Kryetari i Shtetit shqiptar dhe të ftuarit e tjerë të nderit në këtë eveniment ndoqën një koncert festiv dhënë me rastin e 20-vjetorit të të hapjes së kufirit midis Hungarisë dhe Austrisë, në Operan Shtetërore Hungareze me titullin simbolik “Lindja e Lirisë”.