E Diel, 1 Nëntor 2026

Presidenti Topi niset sot për një vizitë zyrtare në Hungari.

26 qershor 2009

Presidenti i Republikës, Prof. Dr. Bamir Topi niset sot pasdite për në Budapest, ku me ftesë të Presidentit të Republikës së Hungarisë, z. Lazlo Solyom do të jetë i pranishëm, së bashku me personalitete të tjera të larta të politikës botërore, në aktivitetet që shteti hungarez organizon në datë 27 qershor 2009 me rastin e 20-vjetorit të hapjes së kufirit midis Hungarisë dhe Austrisë.

Me anë të këtyre ceremonive, Hungaria përkujton atë që njihet në historinë moderne botërore si rënia e “Perdes së Hekurt”, që simbolizoi shembjen e kufijve mes lindjes dhe perëndimit dhe që hapi rrugën për fundin e Luftës së Ftohtë. Megjithëse pika më kulmore e këtij procesi konsiderohet vetë rënia e murit ndarës në Berlin midis dy shteteve gjermane, gjithmonë do të kujtohet se Hungaria ishte vendi ku ky proces filloi aktivisht.

Gjatë qëndrimit të tij në Budapest, Kreu i Shtetit pritet të takojë homologë të tij dhe përfaqësues të tjerë të lartë të shtetit hungarez, po ashtu dhe të organizmave ndërkombëtare.

Më shumë nga Zyrtare

Të gjitha ›