E Diel, 1 Nëntor 2026

Kryeministri Berisha: Qeveria, e vendosur të mbrojë investimet e huaja, nga pretenduesit abuzues të pronave

Kryeministri u shpreh se hartimi i vendimit mbi përgjegjësinë shtetërore për problemet e pronësisë ndaj investitorëve përbën një zhvillim të ri substancial për të garantuar të gjithë stabilitetin e nevojshëm të investitorëve.

- Kryeministri kërkoi nga Ministria përkatëse që nëpërmjet ligjit të garantohet ushtrimi i autoritetit shtetëror, pas çdo leje të dhënë, si dhe zbatimin e rregullave më të ndershme të shpronësimit.

Kryeministri Berisha veçoi sot, në mbledhjen e Këshillit të Ministrave vendimin mbi “Për disa shtesa në ligjin”Për investimet e huaja” , i cili eshte një nismë ligjore që synon të trajtojë çështje dhe probleme me të cilat po përballet sot Shqipëria, në fushën e investimeve të huaja, duke adresuar zgjidhje konkrete në dobi të interesit publik dhe sigurisë juridike të vendit.

Kryeministri u shpreh se hartimi këtij vendimi përbën një zhvillim të ri, substancial, për të garantuar të gjithë stabilitetin e nevojshëm të investitorëve. “Pretendime nga më absurdet, viktimizojnë në raste të caktuara investitorët. Njerëz që nuk kanë patur asnjë pretendim pronësor, për toka apo parcela te caktuara, sapo marrin vesh se një investitor nis të investojë, ngërthen në veprime mafioze, hapin padira vetëm e vetëm që ta gjobisin, kërkojnë 50 mijë euro që të ndërpresin procesin. Këta njerëz duhet të merren me shtetin. T’ja kërkojnë kete shtetit.”

Kryeministri theksoi se shteti do të dëmshpërblejë të gjithë pretenduesit e ndershëm, deri në qindarkën e fundit, por aty ku konstatohen shkelje dhe abuzime, ata do të marrin përgjigjen e merituar nga ligji. “Në se kanë të drejtë shteti do tu përgjigjet në çdo qindarkë, por në se hyjnë në procese të pandershme, do të marrin atë që meritojnë. është bërë e papranueshme. Jepet leja minerare dhe çdonjëri mendon se ka një minierë private. Pasuritë minerare janë pasuri publike, ujërat janë pasuri publike.”

Kryeministri kërkoi nga Ministria përkatëse që nëpërmjet ligjit të garantohet ushtrimi i autoritetit shtetëror, pas çdo leje të dhënë, si dhe zbatimin e rregullave më të ndershme të shpronësimit. “Dikush vërtetë mund të hapë një minierë në një pronë të dikujt, por ajo pronë duhet të shpronësohet, mbi bazën e rregullave që kemi, me çmimet që ekzistojnë në atë zonë, për pjesën e sipërfaqes që i bllokohet. Nëntoka është e publikut, ujërat janë të publikut. Prona private është deri në themelin e shtëpisë, më tutje është e shtetit dhe e zotit, është e publikut. Kur e kanë blerë, e kanë blerë sipërfaqe për metër katror, kur tatohet ,tatohet për sipërfaqe ne metër katror, mos të shpiken kode që nuk ekzistojnë.”

Duke falënderuar të gjithë hartuesit dhe ata që kanë ndihmuar në përgatitjen e këtij ligji, kryeministri theksoi se ky ligj mirëpritet në treg, si një ligj iI domosdoshëm. “Ky ligj është jashtëzakonisht i rëndësishëm, është përgatitur me ekspertizën më të mirë. Këtë ligj e mirëpret tregu, ndaj dhe unë dua të përgëzoj të gjithë ata, që kanë punuar dhe studio private që kanë kontribuar në përgatitjet e tij legale, edhe zyrtarët e ministrisë së drejtësisë, të cilët e kanë udhëhequr këtë proces, por mendoj se ky është një ligj shumë i domosdoshëm."


07/04/2010

Më shumë nga Zyrtare

Të gjitha ›