E Diel, 1 Nëntor 2026

Kryeministri Berisha Unaza e Re se bashku me Parlamentin Biblioteken Kombetare e shume projekte te reja do te formesojne Tiranen e ketij shekulli

- Tirana do te kete njeren prej unazave me moderne. Ne krahun veriperendimor te saj do te jete me 8 korsi dhe projekti eshte gati. Tirana nuk do te mund te mbahet me peng as e lepurit as e tjeterkujt. Tirana do te ndertohet.

- Deklarata e Kryetarit te bashkise se Tiranes se per katastrofen e trafikut pergjegjesi ka qeveria eshte nje nga mashtrimet me te renda qe permban ne vetvete percmim ndaj qytetareve shqiptare.

Ne mbledhjen e sotme te keshillit te Ministrave Kryeministri Berisha u ndal ne ceshtjen e ndertimit te Unazes se Tiranes.

Kryeministri beri te ditur se me nje vendim te vecante do te lejohet Drejtoria e Pergjithshme e Rrugeve per te hapur tenderin per ndertimin e unazes se Tiranes segmenti Komuna e Parisit Rruga Tirane- Elbasan.

Me kete rast kryeministri sqaroi te gjithe qytetaret se qeveria per dy vite me radhe ka pranuar te jape garancine sovrane per Unazen e Tiranes gje e cila ka ndeshur ne mospranimin nga ana e kryetarit te Bashkise se Tiranes. Une me kete rast dua te sqaroj qytetaret e Tiranes se kryetari i bashkise se Tiranes i cili per fatin e keq ne radhe te pare te tij por edhe te qytetareve te Tiranes udhehiqet nga parimi i percmimit i nenvleftesimit dhe madje ndonjehere deri ne urrejtje ndaj qytetareve i lejon vetes se tij qe ne kete mentalitet te trasheguar nga blloku nga bunkeri ti genjeje ti mashtroje pa asnje skrupull dhe pa asnje te keqe. Zoti Edi Rama u deklaroi qytetareve se eshte qeveria ajo qe ka djegur kredine per Unazen. Ky eshte nje mashtrim i denje vetem per ate qe ka shnderruar ne moral genjeshtren. Kredia as nuk eshte djegur dhe as nuk digjet. u shpreh kryeministri.

Ne vijim te kesaj Kryeministri kerkoi nga Ministri i Puneve Publike dhe Transporteve publikimin e te gjitha dokumenteve zyrtare te cilat faktojne se qeveria ka pranuar te jape garancine per Unazen. Qeveria me dokumente zyrtare te cilat zoti minister do tu a percjellesh mediave dhe do tua cosh me poste te gjitha gazetave te gjitha OJQ-ve shoqerise civile per dy vite me radhe ka pranuar qe te jape garancine sovrane per unazen pra kjo do te thote qe eshte borxhi i qeverise i ka deklaruar Bankes Evropiane per rindertim dhe Zhvillim se ne jemi te gatshem te marrim borxh per Unazen e Tiranes por zoti Edi Rama nuk binte dakord kurrsesi qe ky te ishte nje bashkepunim qeveri-bashki.

Kryeministri theksoi se me marrjen e vendimit do te behet tenderi dhe do te filloje ndertimi per te cilin kryeministri kerkoi qe te realizohet ne nje kohe sa me te shkurter. Dua tu deklaroj qytetareve te Tiranes dhe te mbare Shqiperise se ky eshte vetem fillimi se nje seri projektesh qe bashke me parlamentin me vone Biblioteken Kombetare Operen etj do te ndertojne Tiranen e ketij shekulli Tiranen e ketij sistemi.

Kryeministri Berisha u shpreh se deklaratat e kryetarit te Bashkise se Tiranes dhe njekohesisht Kryetarit te PS zoti Edi rama se pergjegjese per katastrofen e trafikut eshte qeveria nuk jane gje tjeter vecse mashtrime dhe percmim ndaj qytetareve shqiptare.

Deklarata e tij se per katastrofen e trafikut pergjegjesi kishte qeveria ishte nje nga mashtrimet me te renda qe permbante ne vetvete percmim ndaj qytetareve shqiptare. Qytetaret e Tiranes duhet ta dine se kjo qeveri i ka akorduar kundershtarit te vet kryetar bashkie ne Tirane kryetar i Parise Socialiste tre here me shume fonde se sa i ka akorduar qeveria e tij socialiste. Fondet jane rritur nga 400 milion vitet e fundit te qeverise socialiste ne 1.7 miliard ne vitin 2009-2008 e me radhe. Por parate jane bere rroga jashte cdo lloj kriteri dhe morali. Qeveria ka nje pergjegjesi sepse i katerfishoi fondet por nuk ia vuri kufirin tek thana sic e meritonte. Sepse fondet duhet te perdoren per qytetaret dhe jo per te punesuar partine. Ndaj dhe kish mbledhur dje shoqaten e tij sepse qeveria ka vendosur kesaj here qe 80 e parave qe jep te shkoje tek qytetari ndersa 20 nga keto qe merr nga ne ti perdore per rroga.

Ne fjalen e tij kryeministri Berisha u shpreh

Ne kete mbledhje ne miratojme vendimin per te lejuar Drejtorine e Pergjithshme te Rrugeve per te hapur tenderin per ndertimin e unazes se Tiranes segmentin Komuna e Parisit Rruga Tirane-Elbasan.

Une me kete rast dua te sqaroj qytetaret e Tiranes se Kryetari i Bashkise se Tiranes i cili per fatin e keq ne radhe te pare te tij por edhe te qytetareve te Tiranes udhehiqet nga parimi i percmimit i nenvleftesimit dhe madje ndonjehere deri ne urrejtje ndaj qytetareve i lejon vetes se tij qe ne kete mentalitet te trasheguar nga blloku nga bunkeri ti genjeje ti mashtroje pa asnje skrupull dhe pa asnje te keqe.

Zoti Edi Rama u deklaroi qytetareve se eshte qeveria ajo qe ka djegur kredine per Unazen. Ky eshte nje mashtrim i denje vetem per ate qe ka shnderruar ne moral genjeshtren. Kredia as nuk eshte djegur dhe as nuk digjet. Qeveria me dokumente zyrtare te cilat zoti minister do tu a percjellesh mediave dhe do tua cosh me poste te gjitha gazetave te gjitha OJQ-ve shoqerise civile per dy vite me radhe ka pranuar qe te jape garancine sovrane per unazen pra kjo do te thote qe eshte borxhi i qeverise e cila i ka deklaruar Bankes Evropiane per Rindertim dhe Zhvillim se ne jemi te gatshem te marrim borxh per Unazen e Tiranes por zoti Edi Rama nuk binte dakord kurrsesi qe ky te ishte nje bashkepunim qeveri-bashki.

Sepse kjo kerkonte krijimin e nje njesie te perbashket midis qeverise qendrore e cila ishte borxhmarresi dhe Bashkise se Tiranes. Kjo ishte e domosdoshme sepse perndryshe parate perfundonin tek lepuri apo tek Kocua i cili i fillon sot dhe i sos per pese vite me teknologjine e tij disaster pra ne nuk mund te pranonim ndryshe pervecse nje grup te perbashket.

Grupi i perbashket ishte i domosdoshem edhe per faktin tjeter se Unaza nje segment i saj shtrihej ne territorin e qytetit te Tiranes ndersa segmenti tjeter shtrihej ne territorin e komunes se Farkes. Per deficinion jashte autoritetit te kryetarit te bashkise se Tiranes. Nje njeri qe nuk nderton rruget e veta dhe merr persiper te ndertoje rruget e Farkes eshte jashte cdo lloj besimi. Pra pikerisht kjo ka qene ajo cka ne kemi kerkuar dhe ju lutem zoti minister do te nxjerresh te gjithe korrespondencen IBRD. Ne rame dakord por shkelqesia e tij nuk pranonte.

Se dyti kerkon te ndertoje unazen e vogel aty ku ishin percaktuar 6 korsi zoteria e tij kerkon te ndertoje dy korsi sepse pallati i Dashit nuk mundte preket absolutisht po as qeveria nuk mund te behet bashkefajtore se do te ishte krim. Te mendosh se mund te shkarkosh trafikun e Tiranes me dy korsi eshte te tallesh me kryeqytetin. Kete nuk mund ta pranojme. Sa per projektin me 6 korsi ne nuk kemi asnje kundershtim por do ta konsiderojme ne menyren me serioze megjithese per ne kushton trefishin. Por me dy korsi nuk mund te ndihmojme. Nuk mund te besojme se pasi te perjashtohet sheshi i Tiranes nga trafiku do ta zgjidhin dy korsi ate. Ai eshte si shteg dhish ne kryeqytet po te kesh parasysh kete trafik.

Ndaj dhe ne marrim vendim dhe behet tenderi e fillon ndertimi. Zoti Minister duhet te jete ne afatin me te shkurter ndertimi dhe une dua tu deklaroj qytetareve te Tiranes dhe te mbare Shqiperise se ky eshte vetem fillimi si nje seri projektesh qe bashke me Parlamentin me vone Biblioteken Kombetare Operen etj do te ndertoje Tiranen e ketij shekulli Tiranen e ketij sistemi.

Tirana do te kete njeren prej unazave me moderne. Ne krahun veriperendimor te saj do te jete me 8 korsi dhe projekti eshte gati. Tirana nuk do te mund te mbahet me peng as e lepurit as e tjeterkujt. Tirana do te ndertohet.

Se dyti zoti kryetar i bashkise deklarata e tij se per katastrofen e trafikut pergjegjesi kishte qeveria ishte nje nga mashtrimet me te renda qe permbante ne vetvete percmim ndaj qytetareve shqiptare. Qeveria ka nje pergjegjesi por do ta them se ku e ka por qytetaret e Tiranes duhet ta dine se kjo qeveri i ka akorduar kundershtarit te vet kryetar bashkie ne Tirane kryetar i Parise Socialiste tre here me shume fonde se sa i ka akorduar qeveria e tij socialiste. Fondet jane rritur nga 400 milion vitet e fundit te qeverise socialiste ne 1.7 miliard ne vitin 2009-2008 e me radhe. Vetem grandi i pakushtezuar se ne qofte se llogarisim dhe grandin e kushtezuar financimi per bashkine e Tiranes jo vetem eshte trefishuar por eshte se paku gjashtefishuar dhe keto jane te dhena sepse ky financim eshte gjashtefishuar ne teresi ne mesataret e tyre per qeverite vendore sepse kemi gjetur nje financim teresor te kushtezuar dhe te pakushtezuar prej 7 miliard leke dhe ky buxhet qe shkon ne parlament eshte 35 miliard leke. Dhe nuk perfshin te gjitha investimet qe behen ne komunitet e bashkive dhe te komunave.

Ne ne axhenden tone kemi qytetarin me te gjithe problematiken e tij. Ne nuk perjashtojme qytetaret e Tiranes per faktin se ne Tirane qeveris Edi Rama apo ne Durres sepse qeveris si kryetar bashkie nga Partia Socialiste. Lind pyetja a ka qeveria pergjegjesi Po sepse ne parate i dhame ne perputhje me ligjin duke patur besim qe kryetaret e qeverive vendore do ti perdornin keto para per qytetaret ne radhe te pare. Do ti perdornin per rruge per kanalizime per ujesjelles per kopshte per shkolla.

Zoterinj vetem per ndertim shkollash ne Tirane Kryetari i Bashkise zoti Rama ka marre 20 milione euro. Dhe shkollat nuk jane ndertuar. Numeron shkolla te ndertuara ne Kashar Farke apo ne Dajt pra cfare ka ndodhur me parate. Parate jane bere rroga jashte cdo lloj kriteri dhe morali. Po cfare autoriteti ka qeveria qendrore te marre taksat e qytetareve dhe ti beje rrush e kumbulla. Absolutisht jo. Sepse ne qofte se ne trefishuam grantin fondin e pakushtezuar pra qe shkon automatikisht ne nuk e trefishuam ate per rrogetaret. Por zoteria e tij i trefishoi punonjesit ne bashki. Ne qofte se e shnderrojme bashkine ne ndermarrje per punesimin e partise sigurisht qe parate i ha partia. Sigurisht qe ky eshte parimi Partise se Punes dhe sigurisht qe ky eshte morali i saj.

Dhe pastaj u themi qytetareve fajin e keni ju nuk e ka trafiku fajin e kane makinat nuk e ka trafiku pastaj fajin e ka Sali Berisha nuk e ka trafiku.

Vetem police bashkiake shkelqesia e tij ka 380. Ku i kishe ti ata police qe kur hapi sheshin i kishte te gjithe ne pozicione. Ku jane tani ata apo ruajne rezidencen ne Peze dhe Seline e Partise Socialiste ne Tirane

Kjo eshte e verteta. Trafiku shkoi ne katastrofe dhe do te shkoje ne katastrofe se je i vetmi kryetar bashkie ne Evrope dhe ne bote qe ne 12 vjet nuk ke ndertuar nje rruge ne qytetin tend. Ke mbjelle 5 kumbulla te kuqe dhe ke shtruar tre trotuare. Ky zoteri e ka lene qytetin pa transport publik eshte qyteti i vetem ne Evrope pa transport publik. Vuri Ferlutet qe i bene dasmen dhe grisi abonete e qytetareve. Bandite te vertete. E them se ka qene per mua gjeja me revoltuese. Aboneja eshte kontrate aboneja eshte ligj. Nuk mund ti grisesh kujt kontraten pse sponsorizon dasmen. Edhe aty bente te paditurin duke thene se fajin ma ka Sali Berisha. Berisha ka 37 vjet qe eshte martuar. Cpune kisha une. Nuk mund te ndodhte kurre ne nje bashki. U grisi te semureve pleqve te moshuarve te rinjve. Ky ka qene nje akt banditesk diten per diell dhe ata duhet te ndeshkohen me heqje patente. Ky ishte banditizem i rrugeve te kryeqytetit nga nje njeri qe ndihet i fuqishem sepse i di vete ai marredheniet me kryetarin. Dhe po t e doje ia them dhe une por nuk eshte rasti ketu.

Per 12 vjet une e pengova te ndertonte nje rruge 12 vjet une e pengova qe te sjelle nje projekt per te ndertuar nje tramvaj apo dicka tjeter ne qytet. Jo mor zoteri ty te ka penguar koncepti yt per qytetarin. Ti ke nje koncept primitiv qe e ke trasheguar nga bunkeri i Bllokut. Koncepti i Bunkerit qe pervec bunkeri te tjeret i ke frike. E keni vene re se si i mbahet goja kur shqipton fjalen popull me shpejtesine me te madhe nga frika e tij.

Qeveria ka nje pergjegjesi sepse i katerfishoi fondet por nuk ia vuri kufirin tek thana sic e meritonte. Sepse fondet duhet te perdoren per qytetaret dhe jo per te punesuar partine.

Dhe prandaj tani me mbledh kryetaret e tij dhe krijon ish kryetari i shoqates se bashkiakeve pasi ka humbur krijon shoqaten e tij qe te duket si i mire. Kete ia dhane qytetaret nuk ia dhashe une. Ai mbledh kryetaret e tij dhe nga ajo tryeze kerkonte mbeshtetje morale per fajin e tmerrshem qe mbyti qytetin per infrastrukturen qe ka lene. Por qeveria te pengoje ty te ndertosh kanalizime ne Komunen e Parisit e cila eshte bere tradicionalisht rruga me e permbytur ne Shqiperi Qeveria te trefishuar fondet te ka pesefishuar fondet po te llogarisim dhe grantin tjeter. Qeveria te pengon ty te ndertosh kanalet ne rrugen Don Bosko ku jane qytetaret me te denuar pasi nje here te bjere shi u futet brenda ne shtepi. Jo zoteri nuk te ka penguar qeveria sepse qeveria te ka dhene fondet dhe fondet ti i ke shnderruar ne roga per partine. Fondet ti i ke perdorur per te paguar firmat e partise vetem e vetem per te shkruar artikull kunder Shqiperise dhe demokracise shqiptare. Fondet ti i ke perdorur per te bere biznes me zgjedhjet ne Shqiperi. Por nuk do te mund ti perdoresh me. Nuk do te mund te perdoresh taksat e shqiptareve per te bere biznes kunder interesave te tyre jetike. Parate e shqiptareve do ti perdoresh per rruge kanalizime kopshte shkolla.

Ndaj dhe kish mbledhur dje shoqaten e tij sepse qeveria ka vendosur kesaj here qe 80 e parave qe jep te shkoje tek qytetari. Parlamenti ben ligjin. 20 nga keto qe merr nga ne ti perdore per rroga. Sikunder nga parate qe vjel vete dhe nuk jane te pakta sepse duhet te dini nje gje jane mbdidyfishuar te ardhurat per shkak se taksa teresisht te biznesit te vogel i mbledh bashkia. Po jemi gati prape te shkojme me tutje por jo per ti bere rroga. Ajo do te thote te ecesh drejt katastrofes. Shembulli i Tiranes eshte shume i qarte. Ne se do te ishin bere kanalizimet nuk do te mbytej Komuna e Parisit. Nuk mbytej Don Bosko nuk krijohej katastrofa.

Ndaj dhe dua ti them zoterise mos ofendo qytetaret e Tiranes mos mendo ti se ne kulmin e kaosit dhe te katastrofes qe u krijove do te mund ti bindesh ata se ti nuk ke pergjegjesi. E verteta eshte se ti u deshmove atyre se je me i papergjegjshmi me ate dalje te shpejte ne vend qe te kerkonte te falur te kishte sensin e te falurit. Qe te kerkosh te falur duhet te kesh te zhvilluar nje ndjenje dhe ajo ndjenje eshte tipari me dallues midis njeriut te qyteteruar dhe atij primitive dhe kjo eshte pendesa. Te kerkosh te falur do te thote te kesh te zhvilluar ndjenjen e pendeses.

12 vjet ne pushtet ne Tirane Shkelqesia e tij pa qytetin ne katastrofe te plote dhe tha se fajine ka Sali Berisha. Nuk kishte deshmi me flagrante te asaj qe ne psikologji do ta quanim rudiment ose inekzistence te pendeses. Librat e shenjte te therrasin per pendese. Te krishteret kane konfesionin si deshmine e saj ndersa myslimanet kane parandalimin por te gjithe e kane pendesen. Pendesa eshte tipar themelor i njeriut te qyteteruar.


24/11/2010

Më shumë nga Zyrtare

Të gjitha ›