Kryeministri Berisha pret Sekretarin e Pergjithshem te Organizates Boterore te Turizmit z. Taleb Rifai

- Kryeministri Berisha Shqiperia ka te gjitha mundesite per te ndertuar turizmin e ri turizmin e shekullit te XXI per tu bere nje model frymezues per vendet e tjera.
- Zoti Taleb Rifai Organizata Boterore e Turizmit e cila eshte pjese e Organizates se Kombeve te Bashkuara do ti jete besnike ketij vendi ne rrugen drejt turizmit. Ne duam qe te jemi pjese e kesaj historie suksesi
Kryeministri Berisha priti sot ne nje takim Sekretarin e Pergjithshem te Organizates Boterore te Turizmit z. Taleb Rifai i cili shoqerohej ne kete takim edhe ministri i Turizmit z. Ferdinand Xhaferraj.
Pas takimit Kryeministri Berisha dhe Sekretari i Pergjithshem i Organizates Boterore te Turizmit z. Taleb Rifai dhane nje prononcim per perbashket per mediat.
Kryeministri Berisha Zonja dhe zoterinj
Sapo perfunduam nje takim shume te frytshem me Sekretarin e Pergjithshem te Organizates Boterore te Turizmit z. Taleb Rifai i cili ndodhet ne Shqiperi me rastin e nje vizite zyrtare dhe nje aktivitet rajonal konferenca rajonal e vendeve te Evropes Juglindore per turizmin.
Ky ishte nje rast i shkelqyer per mua per te falenderuar perzemersisht Sekretin e Pergjithshem te OBT-se per kete vizites dhe per zgjedhjen e Shqiperise per kete aktivitet te rendesishem rajonal. Me Sekretarin e Pergjithshem te Organizates Boterore te Turizmit diskutuam gjeresisht lidhur me potencialin e jashtezakonshem turistik te ketij vendi perparesine madhore qe qeveria shqiptare ka per zhvillimin e ketij potenciali vendosmerine e kesaj qeveria per nje bashkepunim te ngushte me Organizaten Boterore te Turizmit ne menyre qe ky vend qe vetem pak vite me pare nuk ekzistonte ne harten e turizmit boteror te zhvilloje turizmin e qendrueshem ne filozofine jeshile te zhvilloje turizmin e ketij shekulli.
Shqiperia ka te gjitha mundesite per te ndertuar turizmin e ri turizmin e shekullit te XXI per tu bere nje model frymezues per vendet e tjera.
Zoti Sekretarin e Pergjithshem
Ne qofte se shetit apo fluturon mbi territorin e Shqiperise dhe nese udheton ne rruget e saj te bregut apo te maleve konstaton se eshte e bukura e dheut. Nuk ka nje vend tjeter me bukurite e saj mahnitese. Fakti qe ne nje hark kohor 6 vjecar turizmi eshte rritur 11 here tregon se ketu pa diskutim rol kryesor ka luajtur dhe luajne bukurite mahnitese te ketij vendi pasurite perrallore te trashegimise historike-kulturore te qyteterimit te saj dhe te njerezimit ne teresi mikpritja tradicionale e shqiptareve eshte nje nder me te mirat qe mund te ekzistoje perpjekjet e qeverise time per te ndertuar nje infrastrukture te re te denje per vendin dhe mikpritjen e tij.
Zoti Sekretarin e Pergjithshem
Une e konsideroj shume te rendesishme viziten tuaj dhe ju garantoj se qeveria do te intensifikoje bashkepunimin me organizaten qe ju drejtoni. Ne do te bejme cdo perpjekje qe te perfitojme nga dijet eksperiencat me te mira qe ju dispononi ne sektoret kesaj organizate. Sikunder mbetemi te vendosur per nje turizem teresisht miqesor ndaj mjedisit. Ne kemi shembuj ne vend qe nuk do te perseriten me kurre. Sepse e verteta eshte qe disa qytete tona te bregut kane pesuar demtime te medha por fatmiresisht 92 perqind e bregut dhe teresia e maleve eshte e virgjer dhe pret standardet me te mira te zhvillimit.
Edhe nje here ju falenderoj shume per viziten per zgjedhjen e Shqiperise per te zhvilluar kete aktivitet si dhe per idene tuaj per te organizuar ne Shqiperi ne vitin 2011 nje ngjarje te madhe evropiane apo boterore turistike.
Faleminderit shume
Sekretari i Pergjithshem z. Taleb Rifai Faleminderit zoti Kryeminister
Kam pasur sot nderin dhe privilegjin qe te takohem si me zotin Kryeminister dhe me ministrin e Kultures se Shqiperise ne kete qytet kaq te bukur ne kete dite ne Tirane.
Ne e kuptuam na vjen era sukses ne Tirane. Kete energji pozitive qe kemi pasur ne keto pak ore qe ne kemi shpenzuar ne Tirane kjo gje ka qene teper e qarte.
Zoti Kryeminister na ka folur ne tamam si nje ekspert per turizmin. Ai e kupton fare mire sesa i rendesishem eshte turizmi per zhvillimin ekonomik dhe social te ketij vendi. Po ashtu eshte kuptuar fare mire tendenca ne rritje e rendesise se turizmit dhe udhetimeve ne bote. Ashtu sic e kuptuat dhe e degjuat edhe nga zoti Kryeminister ketu kemi nje mundesi vertete te madhe. Ky eshte vertete nje destinacion i virgjer i paprekur i cili nuk ka pse te perserise pesimet e te tjereve por te vazhdoje rrugen e tij nje rruge te pavarur dhe te pergjegjshme ne industrine e turizmit si ne zonat bregdetare ashtu edhe ne ato malore nje turizem i cili do te jete i pergjegjshem ndaj shoqerise ndaj kultures se ketij vendi dhe po ashtu ndaj ambientit.
Une e sigurova zotin Kryeminister se Organizata Boterore e Turizmit e cila eshte pjese e Organizates se Kombeve te Bashkuara do ti jete besnike ketij vendi ne rrugen drejt turizmit. Ne duam qe te jemi pjese e kesaj historie suksesi.
Ne folem per dy ceshtje te tjera te vecanta. Njera ka te beje me rolin dhe me bashkepunimin rajonal ne Evropen Juglindore. Dhe degjova fjale teper inkurajuese nga zoti Kryeminister i cili ka nje besueshmeri dhe respekt te larte ne te gjithe rajonin ku kam qene. Prandaj ajo qe presim ne eshte qe te shohim nje lidhje me te forte ndermjet infrastrukturave te rajonit dhe po ashtu te lehtesohet udhetimi ne te gjitha vendet e rajonit te Evropes Juglindore.
Ne po ashtu diskutuam edhe per mundesine qe sic e tha edhe zoti Kryeminister te zhvillojme aktivitete apo ngjarje te nje rendesie madhore evropiane apo boterore.
Per kete arsye une i premtova zotit Kryeminister qe ne vitin 2011 ne Tirane do te mbahet nje aktivitete i madh vertete teper i rendesishem evropian apo nderkombetar i cili do ta ngreje me lart vete Shqiperine qofte ne skenen nderkombetare apo ate evropiane.
Dhe se fundmi ajo qe diskutuam kishte te bente me statistika te besueshme dhe te dhena shkencore. Per arsyen se nje shtet si Shqiperia i cili para disa vitesh pasur vetem 300 mije turiste por nderkohe vjet ka pasur 3.5 milione turiste atehere ky vend ka nevoje per te dhena te forta solide dhe te besueshme.
Faleminderit shume zoti Kryeminister.
Te jeni i sigurt se tek ne tek organizata jone keni si miq ashtu edhe partnere te forte.
24/11/2010