E Diel, 1 Nëntor 2026

Kryeministri Berisha dënon deklaratën e fundit të Presidentit të Iranit, Mahmoud Ahmadinejad

Kryeministri i Shqipërisë Sali Berisha duke dënuar deklaratën e fundit të Presidentit të Iranit, Mahmoud Ahmadinejad, nëpërmjet një deklarate thekson se:

“Me deklaratën e tij të fundit, se nuk do ketë vend në Lindjen e Mesme për Izraelin, Presidenti i Iranit, Ahmadinejad, dëshmon në mënyrë të përsëritur se ai ndan me Hitlerin dhe lejtenantët e tij qëndrime dhe ideologji identike për hebrenjtë dhe kombin e tyre.

Me këto qëndrime, Ahmadinejad dëshmon se ai dhe ideologjia e tij janë një kërcënim real madhor dhe në rritje, për paqen dhe stabilitetin në Lindjen e Mesme dhe në mbarë botën.

Deklaratat naziste e paranojake të Ahmadinejad, janë një thirrje e vërtetë për ndalimin me çdo kusht dhe mjet, të programit nuklear të Iranit, si një ndër rreziqet më madhore të paqes botërore sot”.


18/08/2012

Më shumë nga Zyrtare

Të gjitha ›