E Diel, 1 Nëntor 2026

Kryeministri Berisha dorëzon detyrën. Presidenti Nishani: Berisha, rol domethënës në ndërmarrjen e reformave institucionale, politike dhe ekonomike në vend

09-09-2013 / Gazeta 55

Kryeministri Berisha ka dorëzuar dorëheqjen si kryetar i ekzekutivit shqiptar, pranë Presidentit të Republikës, Bujar Nishani. Në këtë mënyrë, Berisha i ka hapur formalisht rrugë krijimit të qeverisë së re. Kreu i Ekzekutivit mori falenderime nga Presidenti për bashkëpunimin e frytshëm institucional dhe njerëzor. Presidenti vlerësoi, gjithashtu rolin dhe kontributin personal të zotit Berisha dhe të Qeverive që ka kryesuar në ndërmarrjen e reformave institucionale, politike dhe ekonomike. Sipas Presidentit Nishani, në dy mandate qeverisjeje, Berisha ka luajtur një rol domethënës në anëtarësimin e vendit në NATO, pavarësinë e Kosovës dhe shtimin e njohjeve të saj, liberalizimin e vizave dhe lëvizjen e lirë të qytetarëve shqiptarë, realizimin e projektit TAP si dhe investimet në infrastrukturë. Zoti Berisha e dergoi ekzekutivin shqiptar per 2 mandate. Ai u zgjodh për herë të parë si kryeministër i Shqipërisë pas zgjedhjeve të verës së vitit 2005. Detyrën e mori më 11 Shtator të atij viti. Në zgjedhjet e vitit 2009 ai u rikonfirmua në postin e Kryeministrit, pasi Partia Demokratike doli force e pare ne zgjedhje dhe arriti te krijonte koalicion qeverises me Lëvizjen Socialiste për Integrim.

...

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›